10 vjet më parë Ameneh Bhrami po kthehej nga puna e saj në Teheran kur u përball me me një mashkull të ri të cilin ajo e kishte refuzuar për martesë. Ai e kishte kërcënuar shumë herë përpara asaj dite, por vajza nuk e kishte idenë e asaj çfarë mund të bënte ai.
“Ai kishte një shishe të kuqe në dorë”, kujton ajo. “ Më pa në sy më dhe më hodhi acid në fytyrë”.
Këto pak sekonda e lanë 26 vjeçaren të verbër dhe me fytyrë të deformuar.
Sulmuesi i saj, Majid Movahedi, një mashkull pesë vjet më i vogël se ajo dhe shok i klasës së saj, u largua menjëherë në mes të turmës së rrugës e më vonë u arrestua.
“Isha e bukur, ky ishte krimi im”, thotë vajza.
Tragjedia e saj tronditi botën, por 10 vjet më vonë sulmuesi i saj është liruar nga burgu dhe një numër në rritje grash, po bëhen pre e sulmeve me acid në fytyrë në Iran.
Sulmuesi u lirua nga burgu vitin e shkuar, pasi mori faljen e Ayatollah Ali Khamanei, liderit suprem të Iranit.
“U ndjeva e shkatërruar”, tha ajo duke mos rreshtur së kërkuari që drejtësia të shkojë në vend.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com