Iran, përmbytjet e javëve të fundit kanë shkaktuar një numër të lartë viktimash në njerëz.

Prej më shumë se dy javësh numri i tyre ka shkuar në 62 persona, ndërsa 478 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Autoriteteve të Emergjencave Civile, Müçteba Halidi.

Sipas tij,  22 njerëz kanë vdekur në rajonin e Shirazit, 5 në Mazenderan, 7 në Gulistan etj.

Instituti Meteorologjik i Iranit ka paralajmëruar dhe për përmbytje të tjera në ditët në vijm në rajonet Kum, Gulistan, Simnan dhe Kirmanshah.