Iran, tërmet 5.1 ballë pranë termocentralit bërthamor, në vitin 2003 humbën jetën 26,000 persona

Iran, tërmet 5.1 ballë pranë termocentralit bërthamor, në vitin 2003 humbën jetën 26,000 persona

Tërmet në Iran fare pranë termocentralit bërthamor. Në vitin 2003 prej tërmetit humbën jetën 26,000 persona

Një tërmet me madhësi 5.1 është regjistruar sot në orë 5:23 në Iran, fare pranë termocentralit bërthamor të Bushehr.

Sipas të dhënave të agjencisë gjeologjike të SHBA epiqendra e tërmetit ishte 44 km në juglindje të Borazjan.

Aktiviteti sizmik është i shpeshtë në Iran, pasi vendi ndodhet pranë vijës ndarëse mes pllakave tektonike të Arabisë dhe Euroazisë.

Si pasojë, në të shkuarën vendi është goditur vazhdimisht nga tërmetet. I fundit, në nëntor, me magnitudë 5,9, i mori jetën pesë personave, ndërsa 330 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërsa vitin e kaluar, një tjetër tërmet në kufirin me Irakun shkaktoi 361 viktima.

Tërmeti më shkatërrimtar ka goditur vendin në vitin 2003, kur lëkundjet me magnitudë 6,6 goditën qytetin juglindor Bam, ku vdiqën rreth 26000 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi