Teksa i afrohemi afatit të së hënës për programin e diskuteshëm bërthamor të Iranit, dyshimet për arritjen e një marrëveshje sa vijnë e shtohen. SHBA dhe Gjermania thanë se palët janë duke punuar për të mbyllur “boshllëqet e mëdha” duke sugjeruar madje edhe një shtyrje të afatit.

Përfaqësues të ashtuquajturit grupi P5+1, Britania, Kina, Franca, Rusia, SHBA dhe Gjermania po negociojnë me Iranin në kryeqytetin austriak. Gjashtë fuqitë botërore duan që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj kohe, Irani ka hedhur poshtë pretendimet se ai po kërkon të ndërtojë armë bërthamore, duke thënë se programi i tij bëhet thjesht për qëllime energjitike. 6 fuqitë botërore arritën një vit më parë me Iranin një marrëveshje të përkohshme, por të dyja palët dështuan në arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme që nga muaji korrik i këtij viti.

Ndërsa burime të brendshme i kanë thënë agjencisë së lajmeve Asociated Press se nuk është bërë asnjë progres me rëndësi dhe shanset për një arritur një marrëveshje janë ulur. Ndërsa të tjera burime nga BBC thanë të kundërtën duke sqaruar se një marrëveshje do të jetë e mundur, por mund të zgjatet me disa ditë.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)