IRAN - Zëvendës ministri iranian i Industrisë, Safdar Rahmat-Abadi është qëlluar për vdekje ditën e dielë në mbrëmje në makinën e tij.

Rahmat-Abadi u qëllua në gjoks dhe në kokë në Sheshin Sabalan, në Teheran.

Agjensia e lajmeve IRNA raportoi se policia në vendngjarje gjeti dy gëzhoja arme të gjetura brenda makinës, pra me shumë mundësi, vrasësi ka qenë duke biseduar me z. Rahmat-Abadi.

Safdar Rahmat-Abadi ishte ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë.


(v.gj/shqiptarja.com)