Irani dënon sanksionet e SHBA-ve: Sulmet kibernetike, skenar i krijuar nga administrata amerikane! Tirana është viktimë

Irani dënon sanksionet e SHBA-ve: Sulmet kibernetike, skenar i krijuar nga administrata amerikane! Tirana është viktimë

Foto ilustruese

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë një skenar i SHBA-ve dhe Tirana është një viktimë e këtij trillimi’- ky ka qenë argumenti i ministrisë së Jashtme të Iranit, i dyti pas prishjeve të marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë dhe pas sanksioneve të vëna nga SHBA.

Irani ka dënuar sanksionet nga SHBA për ministrinë e jashtme të Iranit si dhe të ministrit Esmail Khatib. Në një njoftim zyrtar të zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit thuhet se dënohet masa e Shteteve të Bashkuara për këto sanksione ndaj Republikës Islamike të Iranit. 

Ministri i Jashtëm i Iranit akuzoi Amerikën se ndodhet pas sulmeve kibernetike të Shqipërisë, nisur nga reagimi i menjëhershëm mbështetës i Uashingtonit ndaj akuzave të vendit tonë.

‘Të mërkurën, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, duke e akuzuar atë për orkestrimin e një "sulmi kibernetik" kundër Tiranës dhe duke urdhëruar diplomatët iranianë dhe stafin e ambasadës të largohen brenda 24 orëve. Dy ditë më vonë, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) tha se kishte caktuar Ministrinë e Inteligjencës së Iranit dhe Ministrin e tij të Inteligjencës për atë që e quajti përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Iranit.

Ministri i Jashtëm tha se ky skenar është krijuar nga administrata amerikane dhe jo nga qeveria e Shqipërisë si dhe sipas shefit të diplomacisë iraniane, Tirana është një viktimë e një skenari të cilin  SHBA e ka krijuar vetë.

“Skenar i tillë është krijuar nga administrata amerikane, jo qeveria e Shqipërisë, dhe Tirana ka rënë viktimë e skenarit që Uashingtoni ka shpikur vetë kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha Kan'ani.

Kan’ani gjithashtu u shpreh se sanksionet e vëna nga SHBA nuk do të pengojnë personelin që t’i shërbejnë popullit iranian dhe të garantojnë sigurinë e tyre.

Kujtojmë se pasditen e 9 shtatorit, SHBA sanksionoi Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë të bërë më korrik të këtij viti. Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike. Një konfirimim ndaj këtyre sulmeve kibernetike kanë ardhur edhe nga NATO ku thanë se Irani urdhëroi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë dhe se është sulm keqdashës edhe ndaj Aleancës. 

Në deklaratën e bërë publike nga faqja zyrtare e qeverisë së SHBA, theksohet se të paktën nga viti 2007, MOIS dhe përfaqësuesit e tij kanë kryer operacionesh keqdashëse kibernetike që synojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat në mbarë botën dhe në sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike. Teksa i referohet sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, nënsekretari i Departamentit amerikan të Thesarit thotë se nuk do të tolerohen më aktivitetet kibernetike të Iranit që synojnë SHBA dhe aleatët e tyre. Departamenti amerikan i Thesarit mund t'i referohet skandalit të rrjedhjes së pagave, numrave të telefonit dhe targave të automjeteve të mbi 650 mijë qytetarëve. Krahas të dhënave tregohej edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë.

Ky është reagimi i dytë nga Ministria e Jashtme e Iranit. Në reagimin e parë pasi Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Tehranin, Iran zyrtar mohoi se fshihet pas sulmeve kibernetike në Shqipëri ndërsa përmes një deklarate tha se shkëputja e marrëdhënieve diplomatike është një veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se reagimi i menjëhershëm i SHBA-së është dëshmi e një komploti dhe fushate të re kundër Iranit, teksa thotë se Tirana është ndikuar nga një grup terrorist famëkeq i strehuar në Shqipëri, duke iu referuar muxhahedinëve.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/09/2022 13:36

    Jo cne amerika nuk ben te tilla manipulime e akuzojne kot ata jane djepi i “demokracise “ bashke me cifutet

    Përgjigju
    • Durrsak: 11/09/2022 08:34

      Po ti je me Iranin ? Pse nuk iken te jetosh atje. Po ikni me kto komente dritshkurter qe beni. Dhe dje ka patur komente per Iranin o zot kur i lexon mendimin mjafton vetem kjo te neveritet vetja qe shkruajn shqip.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë