Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Agjencia ka thënë se aplikacionet janë riaktivizuar nga autoritetet, dhe që bllokada pritet t’iu hiqet edhe disa aplikacioneve tjera.
Pas protestave masive të vitit 2022, autoritetet patën rritur kufizimet në internet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së pamjeve nga protestat.
Megjithatë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili është ngjitur këtë vit në pushtet, e ka quajtur ndalesën absurditet dhe është zotuar për t’iu dhënë fund kufizimeve.
Ai mund të pretendojë tani fitore të pjesshme kundrejt politikanëve të linjës së ashpër.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse në këtë shtet do të riaktivizohen edhe platformat tjera sikurse Instagrami, Facebooku, X, apo Telegrami.
Një pjesë e madhe e popullsisë iraniane i ka shmangur bllokadat në internet përmes rrjetit virtual privat (VPN).
Për më shumë, pothuajse e gjithë udhëheqësia politike në këtë shtet është prezente në plaformat e ndaluara sikurse X – i njohur më parë si Twitter, dhe Instagram.
Klerikët shiitë në Iran e konsiderojnë internetin si kërcënim për sistemin teokratik, dhe besojnë se aplikacionet kontrollohen nga armiqtë e huaj të Iranit, për të nxitur trazira në shtet, dhe për të minuar rolin e mediave shtetërore./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
18 Dhjetor, 15:09
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor, 09:28
-
Damask/ Udhëheqësi i rebelëve al-Jolani: Izraeli nuk ka më justifikime për sulme në Siri
14 Dhjetor, 18:46
-
Ish-gazetari i REL dënohet me 10 vjet burg në Iran
14 Dhjetor, 15:48
-
Iran, këngëtarja thyen rregullat fetare, regjistron koncert pa hixhab (VIDEO)
13 Dhjetor, 12:49
-
Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë
12 Dhjetor, 07:43
-
Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e Facebook, Instagram dhe WhatsApp
11 Dhjetor, 19:35
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor, 07:40
-
Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri
9 Dhjetor, 17:21
-
Irani urdhëron evakuimin e personelit diplomatik dhe ushtarak nga Siria
7 Dhjetor, 08:37