Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar vendet evropiane të mos përfshihen në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, duke thënë se çdo aksion ushtarak evropian do të konsiderohet një akt lufte që kërkon përgjigje. Kjo deklaratë, sipas raportimeve, u bë publike përmes medias iraniane Teheran Times, duke iu referuar mesazhit të qeverisë së Teheranit për Brukselin, dhe pas një vale sulmesh e kundër-sulmesh që kanë shpërthyer mes Iranit dhe forcave të tjera ndërkombëtare. Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë, pasi konflikti është zgjeruar dhe disa vende evropiane tashmë po shqyrtojnë mënyra mbrojtjeje ose angazhimi, përfshirë edhe përforcime të sigurisë së bazave të tyre ushtarake në rajon. Të hënën një dron iranian shpërtheu në bazën ajrore britanike në Akrotiri të Qipros.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani kërcënon Europën: Çdo aksion ushtarak do ishte akt lufte! Sulmi ndaj ambasadës amerikane në Riad, Trump: Tani duan bisedime, por është tepër vonë








