Irani kërcënon me hakmarrje për vrasjen e shkencëtarit

Irani kërcënon me hakmarrje për vrasjen e shkencëtarit

Presidenti Iranian Hassan Rouhani, e fajësoi Izraelin për vrasjen e shkencëtarit të njohur iranian në fushën e energjisë bërthamore, për të cilin Perëndimi për një kohë të gjatë ka dyshuar se ka udhëhequr një program të fshehtë për bombë bërthamore.

Udhëheqësit fetarë dhe ushtarakë të Iranit kanë kërcënuar me hakmarrje për vrasjen e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh, për të cilin mediat iraniane raportuan se vdiq në spital pasi vrasësit e qëlluan me armë zjarri në veturën e tij afër Iranit.

“Edhe një herë tjetër, duart e liga të arrogancës globale u njollosën me gjak të regjimit uzurpator mercenar ”, tha përmes një deklarate presidenti iranian Hassan Rouhani, duke iu referuar Izraelit.

“Vrasja e martirit Fakhrizadeh shfaq dëshpërimin dhe thellësinë e urrejtjes së armiqëve tanë. Martirizimi i tij nuk do t’i ngadalësojë të arriturat tona”, thuhet më tej në deklaratë.

 Ndërkohë që ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të "dënojë këtë akt ".

"Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian sot," tha ai në një postim në twitter.

Zarif fajësoi Izraelin për sulmin duke thënë se ai kishte "indikacione serioze të  përfshirjes së Izraelit në të". Dyshimet përforcohen edhe më shumë nga deklaratat e kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu, pak orë pas vrasjes së shkencëtarit, ku deklaroi se orë të tensionuara presin lindjen e mesme.
Emri i Fakhrizadeh u përmend në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në maj 2018. Ai ka qënë një nga shkencëtarët më të lartë  dhe të rëndësishëm në vend.
Vdekja e shkencëtarit  mund të nxisë përleshje mes Iranit dhe armiqëve të tij në javët e fundit të presidencës amerikane të Donald Trumpit, duke i vështirësuar kështu përpjekjet e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, për ta kthyer përmirësimin në raporte që u shënua gjatë mandateve të ish-presidentit Obama.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kristal: 28/11/2020 12:51

    o gazetar u vra ne iran apo u vra afer iranit? rrofte diploma e kristalit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën