Irani ndalon Bitcoin, akuzon se financon krimin dhe terrorizmin
Pas zhvlerësimit të monedhës vendase Riali, me zhvlerësimin në nivelin më të ulët historike, Banka Qendrore ka ndaluar menjëherë transaksionet monedhën virtuale të njohur si Bitcoin.
Monedha virtuale Bitcoin
Pas zhvlerësimit të monedhës vendase Riali, me zhvlerësimin në nivelin më të ulët historike, Banka Qendrore ka ndaluar menjëherë transaksionet monedhën virtuale të njohur si Bitcoin.
Banka qendrore në Teheran argumenton se monedhat virtuale mund të shërbejnë për pastrim parash, financimin e terrorizmit, por edhe të mbushin xhepat e kriminelëve dhe krimit të organizuar”.
Ky vendim prek me mijëra qytetarë dhe biznese iraniane, që i shihnin monedhat virtuale si një rrugë për të tejkaluar problematikën e industrisë bankare në vend, të goditur fort nga sanksione ndërkombëtare.
Megjithatë, vetë Irani është duke shqyrtuar mundësinë që të hedhë në treg një monedhë të tijën virtuale. Ministri i Informacionit dhe Teknologjisë, Mohammad Javad Azari Jahromi e njoftoi këtë që në muajin shkurt.
Ideja e Jahromit u mbështet edhe nga autoriteti i sigurisë kibernetike, por Banka Qendrore e kundërshton duke deklaruar se mungesa e një rregullatori, luhatjet e befta dhe të shpeshta të monedhave virtuale, si dhe terreni i përshtatshëm që ofrojnë për ngritjen e skemave piramidale janë rreziqe që nuk mund të merren përsipër.
Ndërkohë, Banka Qendrore e Indisë ka marrë këtë vendim më parë.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rafael Grossi paralajmëron Iranin se me rikthimin e Trump po mbyllet dritarja për bisedime bërthamore
14 Nëntor, 13:43
-
SHBA, zbulohet spiuni që ia dha Iranit planet sekrete të Izraelit! Ishte agjenti i CIA-s dhe jo konsulenti i Pentagonit
14 Nëntor, 11:27
-
Presidenti i Iranit flet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Do të zgjidhim paqartësitë në planin bërthamor
14 Nëntor, 07:08
-
SHBA: Rritje e bitcoin pas zgjedhjeve - Premtimi i Trumpit
12 Nëntor, 12:56
-
Irani komplot për të vrarë Trump para zgjedhjeve? Ministri i Jashtëm iranian: Lajm i fabrikuar! Respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan
9 Nëntor, 18:30
-
Fitorja e Trumpit i shkakton drithërima Iranit
9 Nëntor, 09:13
-
Irani komplot për të vrarë Trump para zgjedhjeve, FBI prishi planin e Teheranit! Elon Musk merr pjesë në bisedën telefonike mes Trump dhe Zelensky
8 Nëntor, 19:22
-
Wall Street Journal: Trump do të rrisë në mënyrë drastike sanksionet kundër Iranit!
8 Nëntor, 15:00
-
Irani: Trump duhet të korrigjojë politikat e gabuara të SHBA-së në të kaluarën
7 Nëntor, 09:20
-
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump
6 Nëntor, 21:45
-
Irani e cilëson si 'destabilizues' dislokimin e bombarduesve amerikanë
4 Nëntor, 14:45
-
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
2 Nëntor, 16:50