Blackout-i i internetit i vendosur nga autoritetet iraniane ka arritur të zgjasë më shumë se 280 orë, njofton organizata e pavarur për monitorimin e Internetit, Netblocks.
Sipas Netblocks, më shumë se 90 milionë qytetarë të Iranit mbeten të izoluar, duke e pamundësuar komunikimin me familjarët dhe miqtë.
Organizata raporton gjithashtu se trafiku në disa platforma tregon një strategji të re të quajtur “whitelisting”, e përdorur më parë edhe në Rusi.
Sipas kësaj strategjie krijohen lista të selektuara të faqeve, aplikacioneve dhe shërbimeve të konsideruara të sigurta ose të aprovuara, ndërsa pjesa tjetër e Internetit mbetet e bllokuar.
Komente







Sa interesohen mediat e vendit tone oer internetin ne Iran nuk po interesohen per energjine elektrike qe u nderpre ne QSUT , ju paguajne cifutet qe te beni propagande anti Iraniane ?
Përgjigju