«Sultan-Ali Shirzadi-Fakhr është ekzekutuar këtë mëngjes herët për përkatësi në organizatën terroriste» të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) dhe për «bashkëpunim me shërbimet sekrete të regjimit izraelit», raporton faqja e gjyqësorit iranian Mizan.

Burri kishte jetuar për një periudhë në Spanjë, por nuk është e qartë nëse zotëronte një tjetër shtetësi përveç asaj iraniane.

Dje, Donald Trump deklaroi se, falë presioneve të tij, Irani kishte ndalur ekzekutimin e tetë grave të arrestuara për protesta kundër qeverisë. Por gjyqësori iranian e përgënjeshtroi këtë, duke i cilësuar fjalët e Presidentit si «fake neës» dhe duke theksuar se gratë nuk kishin qenë kurrë në rrezik për t’u ekzekutuar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shkarkohet sekretari i Marinës amerikane! Në Hormuz Irani sekuestron 2 anije kontejnerësh të MSC-së! Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi? Vendos Trump, s'ka afat