/ATSH-AFP/ - Një zyrtar i lartë iranian, Ali Akbar Salehi, përjashtoi sot një transformim të reaktorit bërthamor të Arakut, që mendohet të jetë përdorur për prodhimin e një arme bërthamore, në kuadër të negociatave me fuqitë e mëdha që po vijojnë në Vjenë.
Iran ka njoftuar tashmë se ka bërë modifikime në këtë reaktor me ujë të rëndë (oksid deuteriumi) në ndërtim për limitimin e sasisë së plutoniumit që është prodhuar aty, ndërkohë që perëndimorët kërkojnë që Teherani të heqë dorë përfundimisht nga ky projekt.
"Përsa i përket Arakut, ne jemi shprehur të gatshëm ta vlerësojmë në atë mënyrë që të mos ketë më shqetësime. Kjo çështje është zgjidhur deri në një pikë në aspektin teknik dhe se ka vend për më shumë negociata", deklaroi Salehi, shef i Organizatës iraniane për energjinë atomike (OIEA), cituar nga media lokale.
Reaktori me oksid deuteriumi i Arakut, rreth 240 kilometra në jugperëndim të Teheranit, është një prej pikave të vështira në negociatat bërthamore me grupin 5+1 (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani).
SHBA propozoi transformimin e tij në reaktor me ujë të lehtë, gjë që Teherani e refuzon duke konfirmuar se kishte vetëm një qëllim kërkimi.
/Shqiptarja.com