Sipas një lajmi të agjencisë iraniane "Fars" Gjenerali ka akuzuar SHBA-në duke thënë se ajo nuk është e sinqertë në luftën kundër ISIL. "SHBA thotë që është duke luftuar bashkë me koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL por vetë ajo i ndihmon ata me armë medikamente dhe ushqime" ka thënë ai.
 
SHBA vazhdon të ndihmojë ISIL me armë medikamente dhe ushqime, raporton Anadolu Agency.
 
Cezayiri duke vënë theksin mbi ndihmat që koalicioni dërgoi nga ajri për forcat PYG tha se SHBA ka nën kontroll hapësirën ajrore në këtë zonë dhe se ka informacion të detajuar mbi gjendjen. Hedhja e ndihmave për ISIL nuk ishte një gabim, por një veprim i vetëdijshëm i SHBA-së.

SHBA-ja pak ditë më parë kishte ndihmuar nga ajri forcat që luftojnë kundër ISIL, por gabimisht një pjesë të tyre e hodhi në anën e kontrolluar nga ISIL.
 
Nga ana tjetër Forcat amerikane në një njoftim nuk i mohuan zërat por thanë se ata i kanë asgjesuar ndihmat e hedhura gabimisht ISIL-it.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)