Irani vendos dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta

Irani vendos dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta

Protestat në Iran

Një gjykatë në Iran dha dënimin e parë me vdekje për një person të arrestuar për pjesëmarrje në protestat që kanë përfshirë këtë vend.

Media shtetërore e Iranit raportoi se Gjykata Revolucionare në Teheran ka konstatuar se i pandehuri i ka vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe se është fajtor për “armiqësi kundër Zotit”.

Një gjykatë tjetër dënoi pesë persona me nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, nën akuzat se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Një grup i të drejtave të njeriut paralajmëroi se autoritetet mund të jenë duke planifikuar “ekzekutime të shpejta”.

Së paku 20 persona po përballen me akuza që bartin dënimin me vdekje, tha Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran, që ka selinë në Norvegji.

Protestat kundër establishmentit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua nga policia e moralit për, siç u tha, shkelje të rregullave të hixhabit.

Autoritetet thonë se Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj dhe iranianë të tjerë besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia.

Raportohet se protestat janë përhapur në 140 qytete dhe qyteza të Iranit dhe se janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike në më shumë se dhjetë vjet.

Së paku 326 protestues, përfshirë 43 fëmijë dhe 25 gra, u vranë nga dhuna e forcave të sigurisë, tha Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran.

Udhëheqësit e Iranit i kanë cilësuar protestat si “trazira” të nxitura nga armiqtë e huaj të vendit. /REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
I quan protestat e Iranit një 'revolucion', Macron: Kjo dëmton shanset e marrëveshjes bërthamore

1668437476_Macron.PNG

Presidenti francez Emmanuel Macron i karakterizoi të hënën protestat në Iran si një "revolucion" dhe tha se shtypja nga liderët iranianë do ta bënte më të vështirë arritjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Nuk mendoj se do të ketë propozime të reja që mund të bëhen për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore”, tha ai.

Macron tha gjithashtu se ai favorizonte veprime më të ashpra kundër zyrtarëve iranianë lidhur me goditjen.

Duke folur pasi u takua me katër gra aktiviste iraniane gjatë fundjavës, Macron i tha radios France Inter se më shumë sanksione të Bashkimit Evropian do të miratoheshin si reagim ndaj veprimeve të Teheranit.

Ora 14:26
Irani 'ka prova' që përfshijnë shtetas të huaj në protesta

1668432194_Protesta.PNG

Irani u ka dërguar dokumenta disa vendeve të huaja për përfshirjen e shtetasve të tyre të arrestuar në protestat aktuale në Iran, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini më 16 shtator të arrestuar nga policia për "veshje të papërshtatshme", ka thënë të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Naser Kanani.

Ai shtoi se provat iu paraqitën ambasadorëve të huaj në Teheran dhe ambasadorëve iranianë jashtë vendit.

“Ndaj këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre janë marrë masa ligjore për kthimin e protestave në dhunë”, ka thënë Kanani.

Irani monitoron deklaratat dhe sjelljet e shtetasve të huaj, si dhe disa vende dhe gjithashtu ndërhyrjet e tyre, të cilat i kanë shkaktuar humbje kombit. Irani arrestoi nëntë shtetas të huaj në fillim të tetorit, duke përfshirë italianen Alessia Piperno dhe të tjerë nga Franca, Gjermania, Holanda dhe Polonia me akuzën se kishin luajtur një rol në protesta.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja