Iranianët e ‘Homeland Justice’ pretendojnë se kanë publikuar certifikata e sigurisë për SHISH, burimet: Janë dokumente të montuara, duken si 'dëshmi penaliteti'

Iranianët e ‘Homeland Justice’ pretendojnë se kanë publikuar certifikata e sigurisë për SHISH, burimet: Janë dokumente të montuara, duken si 'dëshmi penaliteti'

SHISH dhe dokument i publikuar

Grupi i hackerave iranianë që ka bërë 2 sulme kriminale kibernetike ndaj Shqipërisë pretendon sot se ka publikuar certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Ata nxjerrin 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”.

Pretendohet se dokumentet janë prodhuar në vitet 2019 dhe 2020. Mbi të shkruhet "Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi...është i padënuar".

Pra, me një vështrim të thjeshtë kuptohet se në plan të parë duken si ‘dëshmi penalitetiti’ dhe jo certifikata sigurie. Këto të fundit lëshohen nga DSIK dhe nuk kanë atë përmbajtje. Por edhe këto dokumente të publikuara që duken si dëshmi penaliteti nuk janë origjinale të tilla. Dëshmitë e penalitetit i gjeneron Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërsa në dokumentet e publikuara duket se ato janë prodhuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Por a mundet SHISH të prodhojë dëshmi penaliteti? Përgjigja është jo! Nga ana tjetër si mund të konsiderohet dokument zyrtar një letër pa kohë, pa numër protokolli, pa firmë dhe pa vulë.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, thonë se në fakt ka dyshime se bëhet fjalë për dokumente të montuara qëllimisht dhe të hedhura në rrjet. Është ende e paqartë nëse do të ketë apo jo hetim në lidhje me këtë çështje.

Një prej dokumenteve të publikuar sot (Shqiptarja.com i ka hequr emrat)
 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë