Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale pas vdekjes së Ebrahim Raisit

Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale pas vdekjes së Ebrahim Raisit

Zgjedhjet në Iran

Iranianët votuan të premten për të zgjedhur presidentin e ri pas vdekjes së Ebraim Raisit, nga rrëzimi i helikopterit me të cilin ai udhëtonte. Iranianët duhet të zgjedhin mes 4 kandidatëve të cilët janë besnik ndaj udhëheqësit suprem në një kohë që zemërimi publik është shtuar dhe po ashtu edhe trysnia perëndimore.

Zgjedhjet përkojnë me rritjen e tensioneve në rajon për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupeve aleate të Iranit, Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban, si edhe shtimit të trysnisë së Perëndimit lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Zgjedhjet nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim të madh në politikat e Republikës Islamike të Iranit, por rezultati mund të ketë ndikim në zgjedhjen e pasardhësit të Ayatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem 85 vjeçar të Iranit, në pushtet që nga viti 1989.

Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje në përpjekje për të zbehur krizën e nxitur nga pakënaqësia e opinionit publik mbi ekonominë si edhe goditja ndaj lirisë sociale dhe politike.

“Forca, dinjitieti, reputacioni i Republikës Islamike varet nga pjesëmarrja e njerëzve”, i tha ai pas votimit televizionit shtetëror iranian. “Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është domosdoshmëri”, shtoi ai.

Zgjedhjet mund të ndikojnë politikën e jashtme dhe të brendshme të Iranit. Një trup mbikqyrëse e përbërë nga 6 klerikë dhe 6 juristë të rreshtuar në krah të Khameneit vlerësuan kandidatët dhe miratuan vetëm 6 nga 80. Dy kandidatë të vijës së ashpër vendosën të mos merrnin pjesë në garë./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen