Irena, zemra e hekurt e nënës
së fëmijëve të Holokaustit

Irena, zemra e hekurt e nënës<br />së fëmijëve të Holokaustit
Fytyra e kësaj gruaje do të kujtohet përjetësisht nga ata që e njohën dhe që dëgjuan për historinë e saj. Irena Sendler, tashmë e ndarë nga jeta ka hyrë në historinë botërore si femra që shpëtoi më shumë se 2 mijë fëmijë hëbrenj, të izoluar në kampet e shfarosjes së regjimit nazist në Varshavë.

PUNA SI HIDRAULIKE
Vajza polake në vitin 1939, u punësua si hidraulike me lejen e nazistëve, ndërsa në të vëtetë ishte aktiviste e rezistencës kundër holokaustit në Varshavë. Për vite me rradhë Irena, përpara se të dilte nga kampi i përqëndrimit, fshihte vogëlushët në cantat e saj të veglave të punës dhe i nxirrte ata jashtë rrethimit të vdekjes. Ajo kishte stërvitur qenin, i cili nuk lejonte ushtarët t’i afroheshin kamioncinës më të cilën lëvizte.

DËNIMI
Kjo histori vazhdoi deri në vitin 1943, kur nazistët e pikasën dhe përvecse i prenë këmbët, e dënuan Irenën me vdekje. Ajo pagoi rryshfet të majmë tek ushtarët pak minuta para ekzekutimit dhe rrugës për në vendin e vdekjes u arratis duke jetuar në fshetësi për vite të tëra, deri në momëntin e shkatërrimit të regjimit më të egër në botë, atij të Hitlerit.

HEROINA
Por, në 4 vjet Irena u shpëtoi jetën 2 500 fëmijëve të cilët u pajisën me dokumenta false dhe u strehuan në vende të sigurta. Shumë prej tyre nuk i gjetën më prindërit e tyre, të djegur në krematoriume.
Megjithatë, ata mundën të mbijetonin falë sakrificës së gruas së hekur të Holokaustit. Irena Sendler, vdiq në moshën 98 vjeçare.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim