Irida Dragoti: Si e mora rolin
e Venusit të operën “Tannhauser”

Irida Dragoti: Si e mora rolin<br />e Venusit të operën “Tannhauser”
TIRANE- Sopranoja Irida Dragoti është shkolluar e jeton në Itali. Prej 12 vjetësh ajo jeton në Firence, por vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ka qëndruar gjatë në Tiranë, sepse ka kënduar në katër premiera rresht të operës “Skënderbeu”. Dragoti ka kënduar në krah të tenorit amerikan Roy Stevens, i cili kishte rolin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ka qenë ai që e ka vlerësuar zërin e “kthjellët” të sopranos. Irida rrëfen për “Shqiptarja.com” se kontakti në skenë me tenorin amerikan ishte shkaku që ajo të vizitonte vendin e saj, ku këtë herë vjen për të ngjitur në skenë operën “Tannhauser” (Tanoizer) me rastin 200-vjetorit të lindjes së Richard Vagner-it. Dhe siç do të mësojmë nga intervista me të, ka qenë propozimi i tenorit amerikan Roy Stenevs që të mblidhte pothuajse gjithë këngëtarët e operës “Skënderbeu” për të realizuar me sukses operën “Tannhauser’ në Tiranë. Irida flet për rolin e saj, Venusin, duke na rrëfyer edhe pak nga jeta saj artistike në Firence.   
 
 
Irida, cili është roli juaj në “Tannhauser”?
-Për mua është një program fantastik, një program shumë i veçantë për Shqipërinë, sepse 200- vjetori i Vagnerit festohet në të gjithë teatrot e botës. Kështu që edhe Shqipëri do të jetë një zë që do ndihet shumë larg, duke bërë një përkujtimore të tillë për Vagnerin. Dhe kjo gjë do të hyj në botën e muzikës, ku teatri i operës do të hyjë në një listë shumë të veçantë. Unë kam rolin e Venusit, që është  perëndesha e bukurisë, dhe këndoj me personazhin kryesor Tanoizer, për të cilin e gjithë drama lidhet me dy femra që janë në jetën e tij. Vagneri do të shpreh me këtë opera ekuilibrin e dy gjërave të ndryshme.
 
 
Si është për ty kontakti në Tiranë me këta artistë multi-globalë?
-Kjo është një gjë fantastike që të nxit të realizosh një opera me nivel shumë të lartë. Unë punoj në Teatrin e Firences dhe duke e parë me parametrat atje, shikoj që kjo opera është e një niveli shumë të lartë. Kjo opera ka qenë një dëshirë e maestro Zhani Cikos dhe ndërkohë që ka ardhur një drejtor i ri janë bërë përpjekje që të vijojë ky projekt dhe nuk ka qenë e lehtë puna. Roy Stevens që vjen nga Amerika nga ana e tij ka sjellë gjithë personazhet Skënderbeut në Shqipëri. Ai më propozoi edhe mua që të jem në këtë premierë.  
 
Cila është rruga juaj artistike në Firence?
Unë e kam nisur liceun në Tiranë e më pas studiova në “Santa Cecilia” në Romë, ndërsa specializimin e kam bërë në Konservatorin e Parmës. Italia më ka dhënë shumë kënaqësi profesionale. Atje edhe pse ende nuk kam  realizuar role të mëdha kam bashkëpunuar me artistë të famshëm, si Andrea Bocelli, Richardo Cochiante, Zuhbin Mehta, Ennio Morricone, etj. Kam regjistruar një album me muzikë të shenjtë të muzikantëve të mëdhenj, Mozart, Rossini, Handel,etj. Unë punoj në trupën e teatrit “Maggio Musicale Fiorentino”.

Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë