Irini Qirjaqi nuk përmbahet. Këngëtarja e muzikës popullore nuk lë vend pa kënduar dhe pa kërcyer këngët e saj. Kështu e shohim dhe në këtë foto, ku ajo ia ka marrë valles me kënget e Irini Qirjaqit të vendosura nga DJ. Ishte një festë e grave të shoqatës Nermin Vlora për 8 Marsin, dhe Irini, duhet të jetë e lumtur. Ne të shqiptarja.com që u gjendëm në aktivitet, na rrëfen se ka qenë edhe në Greqi dhe pak ditë ka që ka ardhur nga një koncert. Por Irini ndihet shumë mire mes shqiptarëve. Dhe këngëtarja që duket se nuk “vdes” kurrë në shpirt për nga energjia, është në krye të këngëve dhe valleve. Eh moj, Irini, i sfidon edhe këngëtaret e reja!!!! (xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com








