Irlanda "shpëton" nga duhani
në vitin 2025 me strategji të re

Irlanda "shpëton" nga duhani<br />në vitin 2025 me strategji të re
IRLANDE - Ministri irlandez i Shëndetësisë, dr. James Reilly, ka publikuar një plan për të çliruar Irlandën nga duhani deri në vitin 2025. Në Irlandë duhanpirësit përbëjnë më pak se 5% të popullatës.

Sipas shifrave të fundit, 22% e njerëzve nga 15 vjeç e sipër, pinë rregullisht duhan. Plani i ministrit përbëhet nga 60 rekomandime për të ulur në mënyrë të ndjeshme duhanpirjen në 12 vitet e ardhshme. Duhani do të vazhdoj të shitet por me një çmim më të lartë.

Rekomandimet përfshijnë edhe ndalimin e pirjes së duhanit në makinë kur ka fëmijë si dhe gjoba për këdo që thyen ligjin për duhanin.

Plani synon ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit në makineritë e shitjes dhe një plan rregullator për shitësit me pakicë.

Në vitin 2004, Republika e Irlandës u bë vendi i parë në botë që vendosi për një ndalim total të prijes së duhanit në vendin e punës.

Një studim i vitit të fundit mbi efektet e ndalimit të duhanpirjes, tregoi se mbi 3 mijë raste vdekjesh të lidhura duhanpirjen janë parandaluar që prej 2004-ës.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit