Ironi Bashës/Patozi-Fugës: Mos
përmend litarin te shtëpia e të varurit
Pas deklaratës së fortë të akademikut Artan Fuga dhe pyetjes se përse opozita nuk reagon për gjithë shqetësimin rreth asaj që ndodh me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka reaguar nje zë nga radhët e opozitës, kritiku i fortë i Bashës, ish deputeti i PD, Astrit Patozi.
Pas deklaratës së fortë të akademikut Artan Fuga dhe pyetjes se
përse opozita nuk reagon për gjithë shqetësimin rreth asaj që ndodh me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka reaguar nje zë nga radhët e opozitës, kritiku i fortë i Bashës, ish deputeti i PD, Astrit Patozi.
Patozi ironizon Bashën, duke iu drejtuar Fugës se "nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit".
Postimi i Patozit:Artan Fuga sot ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e opozitës në debatin për gjendjen e nderë që po kalon Akademia jonë e Shkencave. Duke theksuar përshtypjen negative që i ka shkaktuar ky mosreagim, akademiku rendit një sërë arsyesh që, sipas tij, mund ta kenë yshtur Partinë Demokratike (Lulzim Bashën dmth), të heshtë për këtë çeshtje. Nuk dua të analizoj përfundimet e tij dhe aq më pak të hyj në polemikë me të, por e kam edhe unë nje ide për këtë “mosvëmendje”.
Janë në të gjitha nga pak, Artan, por mendoj se nuk ke përmendur më të rëndësishmen.
Akademia e Shkencave do të bëjë zgjedhjet e reja dhe Lulzim Basha nuk flet dot për këtë temë. Po të ishte kohë tjetër, mbase mund ta kishte thënë ndonjë llaf. Sepse nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit.
Vetëm një muaj më parë ai i pesëfishoi votat për kryetar të Partisë Demokratike, sepse i duhej fitore plebishitare brenda llojit, pasi e kishte çuar opozitën drejt katastrofës elektorale.
Ndaj sado të paracaktuara dhe jodemokratike të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ato nuk mund të krahasohen kurrë me votimet ne PD, në të cilat u mbushën masivisht kutitë dhe ku u pa qartazi që dikush mund të votonte edhe 4 herë rresht për të kurorëzuar kryetar Lulzim Bashën.
Ndaj mos e kërko kurrë opozitën (Lulzimin dmth) aty ku nuk mund të jetë, ndërkohë që sado falso të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, dëmi që ato shkaktojnë për vendin nuk mund të jetë asnjëherë më i madh, sesa farsa e shëmtuar zgjedhore e 22 korrikut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46