Reali i Madridit nuk ka fituar asnjëherë më parë në Munchen, ndaj skuadrës së Bayern, dhe do të provojë sot në mbrëmje të thyejë disi traditën. Por tekniku i galaktikëve, Jose Mourinho, nuk ka treguar aspak frikë ndaj bavarezëve, madje ka irnoziaur mbi statistikat.

"Po kthehem në konferencë për shtyp sepse më detyron UEFA" përgjigjet Mourinho ndaj pyetjeve se pse dezerton në konferencat në La Liga. Kur gazetarët i kujtojnë precedentët dhe deklaratat e Heynckes se Baren është mace e zezë për Realin, portugezi qesh: Ndihmë. jemi të mbaruar. Ata janë favoritët dhe ne do eliminohemi".

Klubi gjerman, përvecse ka fituar në 13 nga 14 sfidat e fundit europiane në shtëpu, ka bilanc të favorshëm edhe ndaj madrilenëve: 8 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje në shtëpi. Në total Bayer ndaj Real Madrid ka 10 fitore, 2 barazime dhe 6 fitore të Realit. (rb/shqiptarja.com)