Ironia e Murrizit: Po të mos kishte 'Facebook' gjysma e politikanëve tanë do kishin 'vdekur'

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka zbuluar se ditën e nesërme 7 deputetë të opozitës së re do të kenë një takim me ambasadorët në SHqipëri dhe fokus kryesor do të jetë Refroma Zgjedhore. I ftuar në studion e "Repolitix" në Report Tv, Murrizi tha se ka tentativa nga PD-PS për të pëjashtuar opozitën e re, por një gjë e tillë e tillë nuk do të ndodhë pasi nuk do ta lejojnë. Ai ka bërë edhe një batutë, duke thënë se kjo klasë politike nuk bën deklarata serioze, madje sipas tij po të mos ekzistonte rrjeti social "Facebook", pjesa më e madhe e politikanëve do të "vdisnin".

"Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur "usta" tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri. Nëse nuk shkruajnë në Facebook, tre muaj do vdesin gjysma. Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje, 7 deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

Murrizi: Opozita e re takim me ambasadorët, PD-PS duan të na përjashtojnë nga 'Zgjedhorja'! Qefalia: E pa vërtetë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë