TIRANË- Ambasadorët e huaj në Shqipëri ditën e nesërme (ora 09:00) do të zhvillojnë një takim me shtatë deputetët e opozitës së re, në fokus të së cilës do të jetë Reforma Zgjedhore. Një lajm i tillë është konfirmuar nga deputeti, Muslim Murrizi në studion e "Repolitix" në Report Tv. Ai hodhi akuza ndaj mazhorancës se po synon që të përjashtojnë opozitën e re nga Reforma Zgjedhore, po tha se "rebelët" siç ai i quajti, nuk do ta lejojnë një gjë e tillë.
Megjithatë, e menjëhershme ka qenë përgjigja e deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia i cili tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por vuri theksin se PS-ja, kërkon që kjo Reformë të miratohet edhe me prezencën e PD-së.
Reforma Zgjedhore ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, si një nga kushtet kryesore të vendosura nga parlamenti gjerman për çeljen e negociatave. Ditën e sotme, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ftoi sërish PD-në që të merrte pjesë në mbledhjen e nesërme të 'Zgjedhores', por përgjigja ishte e prerë për "JO".
Në studion e Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka hedhur poshtë çdo dyshim se mazhoranca po synon që të përjashtojë nga Reforma Zgjedhore opozitën e e re parlamentare. Qefalia tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.
"Nuk është në objeksionet tona që të anashkalohet opozita e re. Kanë të drejtë të votojnë. Mazhoranca dhe Komisioni që është ngritur e ka marrë në konsideratë dhe pjesën e tjetër, gjë për të cilën ka pasur kontestime nga opozita në parlament sepse duam s'duam është pjesë reale dhe duhet të jetë pjesë e tavolinës", tha Qefalia.
Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka zbuluar se ditën e nesërme 7 deputetë të opozitës së re do të kenë një takim me ambasadorët në SHqipëri dhe fokus kryesor do të jetë Refroma Zgjedhore. I ftuar në studion e "Repolitix" në Report Tv, Murrizi tha se ka tentativa nga PD-PS për të pëjashtuar opozitën e re, por një gjë e tillë e tillë nuk do të ndodhë pasi nuk do ta lejojnë. Ai ka bërë edhe një batutë, duke thënë se kjo klasë politike nuk bën deklarata serioze, madje sipas tij po të mos ekzistonte rrjeti social "Facebook", pjesa më e madhe e politikanëve do të "vdisnin".
"Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur "usta" tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri. Nëse nuk shkruajnë në Facebook, tre muaj do vdesin gjysma. Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje, 7 deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, tha Murrizi.
O MURRIZO vetem pyete ate katunarin qefalia a e ka mbaruar universitetin apo jo,,vetem kete pyete….
PërgjigjuO MUSLIM,,,PO QE SE PS NUK E PRANON KERKESEN TUAJ TE OPOZITES NE PARLAMENT PER HAPJEN E LISTAVE TE ZGJEDHJES,SISTEM MAZHORITAR,,OSE ME LISTA TE HAPURA,,,DHE TE VOTOHEN DEPUTETET DIREKT,,JO TI ZGJEDHE KRYETARI I PARTISE,,ATEHERE MUSLIM KENI TE DREJTE TE LARGOHENI NGA TRYEZA,,...POPULLI KETE KERKON VOTIM DIREKT NGA POPULLI JO NGA KRYETARET...
Përgjigju