Ironia e Ramës me sulmet e Berishës: Unë i biri i Sorosit që bëj aferë me Trump?!

 

Nga mbledhja e Asamblesë së PS, kritikat e kundërshtarëve politikë se po ia dhuron Sazanin privatit, nëpërmjet ndryshimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, Rama i cilësoi delirime të atyre që i pengon hija e ish-Presidentit amerikan.

‘Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e Flotës së Shtatë Amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi, se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura. 

Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij, - ju kujtohet si thonin atëherë kur u zgjodh për mua, por ja ku jam sot-  i pengon ata më gojështhururit ti bashkëngjiten këtyre zërave të lëshojnë rrufetë e akuzave e të shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë të dalë nga thesi i parave të Sorosit, që kam hyrë në një mega-aferë korruptive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit! 

Shyqyr xhanëm, se balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, për të kontribuar në Shqipëri me fondacione apo me investime, e bën Shqipërinë të duket padrejtësisht qesharake në sytë e botës, siç janë qesharake akuzat e shpifjet e tyre për ta!’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Dhëndri i Trump aplikon për resorte në Sazan, Rama: Projekt ambicioz! Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s! E kthejmë ishullin në kurorën e turizmit


M.Q./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë