Ironia e Spahiut: A do vendosë Berisha emrin e tij dhe besnikët në fund listës, njësoj si Rama me ministrat e tij?

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në një intervistë për Report Tv, juristi tha se kryeministri Edi Rama me vendimin për garuar në lista të hapura, tha se me këtë lëvizje ka sfiduar opozitën.

‘Asambleja e sotme mund të quhet sfidë. Kush ishte sfida e Ramës dhe PS-së. Rama sfidoi hapur dhe publikisht çdo parti politike që garon në zgjedhje, duke siguruar që emri i tij do të jetë në lista të hapura. Kjo është sfidë e hapur që bën me kundërshtarët politikë. A do të jetë Berisha si Edi Rama do të vendosë emrin e tij dhe besnikët e tij në fund të listës dhe jo në lista të sigurta. Rama ka hedhur dorashkat e boksit duke dhënë një mesazh që është sigurtë në fitore. Është hera e dytë që e përsërit dhe këtë radhë do të vendosë edhe ministrat. Të vendosësh emrin të 8-9 në Durrës, do të thotë sikur populli të vendosë 7-8 deputetë është një risk që nuk e merr asnjë kryetar partie.

Ndryshe nga rivalët politikë PS, ndryshon çdo 4 vite afro 80% të mandateve të deputetëve. Është partia që e ndryshon më shumë ekipin. Dy gjëra janë të sigurta vdekja dhe lista e Berishës. Janë disa deputetë që do të jenë të përjetshëm. Në vend të rinovohet opozita, ndodh e kundërta, rifreskohet partia në pushtet. Mbetet duke u rrudhur opozita. Heq mundësinë për të maksimizuar votën.’- tha Spahiu.

Ne do të fitojmë përballë kundërshtarëve të vjetër e të rinj, sepse Shqipëria po bëhet. Me këtë mesazh, Edi Rama ju drejtua Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku parashikoi një humbje të thellë të PD-së, edhe më keq se në vitin 1997. I ashpër ishte edhe me të tijët, kur tha se në listat e sigurta, do të jenë vetëm të rinjtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Spahiu: PD është parti shumë provinciale, pa qytetarë, pa femra, pa studentë, pa disident politik

 

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv ka komentuar zhvillimet politike në PD. Sipas Spahiut me caktimin e 12 drejtuesve të qarkut, PD është një parti e cila drejtohet nga një dorë që është Sali Berisha. Spahiu tha se PD është kthyer në një parti provinciale.

‘Të gjithë këta vijnë nga një dështim më i madh s enë 2021 pasi të gjithë këta tentuan të krijojnë një parti më vete kudër Berishës. Për të krijuar një vokacion të ri politik. Pasi e panë u ndjenë të dështuar dhe të pashpresë. Ata që krijojnë një parti të re arrijnë të marrin një sfidë. Këta nuk janë matur sa vota kanë, por e kanë të emëruar nga drejtues të partie. Asnjëherë këta nuk janë provuar jashtë logos së PD-së. këta mund të jenë në Çdo gjë personalitet por politike do të thotë se kur ke logon e partisë më të fuqishme në Shqipëri do të prodhojnë 10 fish.

Listat i ka përgatitur Berisha, edhe në 2017. Është i njëjti stil e njëjta dorë dhe ka një emër, emrin e Berishës. Listat e PD-s po nxjerrin qartazi fytyrën PD-së. Po ta vëmë re është një parti provinciale, ka humbur rininë, ka humbur qytete kryesore, studentët, të persekutuarit. Eliminojë edhe Alizotin, e fshiu nga faqja e dheut. Ka përzënë studentët, rininë intelektuale dhe ka mbetur një parti e izoluar familjare.’- tha Spahiu.

Ora 18:01
Spahiu: Berisha vendosi drejtues qarqesh, ata që ka planifikuar t’ju faturojë humbjen e zgjedhjeve

 

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, në një intervistë për Report Tv thotë se Berisha vendosi drejtues qarqesh, ata që ka planifikuar t’ju faturoj humbjen e zgjedhjeve.

‘Thur vargje për 12 persona 9 nga të cilët e kanë akuzuar për kriminel për person non grata. 9 persona nga 12 të cilët e blinduan PD dhe e lanë Berishën që të hipë më shkallë.  Sado politika është një gjë e pamoralshme në gjithë filozofinë e vet duhet të ketë disa limite. Unë kam qenë një nga kundërshtarët e Berishës. Por nuk kam arritur kurrë në akuza personale. Këta e kanë bërë. nuk mund të arrij lufta deri sa të përdoresh dhunë . më mirë mos i nxirr ato fjalë ato komplimente lërja popullit ti gjykojë. Një nga arsyet që Berisha ka vendosur 9 kundërshtar të tij është se Berisha është i sofistikuar dhe si drejton e di rezultatin dhe planifikon ti faturojë humbjen. Do të doja at dëgjoja Berishën 24 orë pas zgjedhjeve. Një nga arsyet që ky i kaq deleguar r në këto qarqe është ti ulë kokën nesër.’- tha Spahiu.

Ora 17:40
Kreshnik Spahiu zbulon: Kush janë tre personat më të fuqishëm në Partinë Socialiste?

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se tre njerëzit më të fuqishëm në Partinë Socialiste pas kryetarit Edi Rama, Janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali. Komentet Spahiu i bëri në një intervistë për Report Tv teksa po fliste për asamblenë e PS-së, ku tha se çelësat e pushtetit qendror dhe lokal ua ka besuar këtyre tre personave.

‘PS nuk ka asnjë nga emrat nomenklaturës komunistë. Ish-grupi i Veliajt ka çelësat e fatit të zgjedhjeve. Të gjithë janë ish-anëtarë të grupit ‘Mjaft’. Kur merr Shqipërinë e mesme merr pushtetin.

Edi Rama ka vendosur njerëzit e lëvizjes Mjaft, Arbër Mazniku, Elisa Spriopali, Erion Veliaj, ishin një lëvizje anti-Nano. Erion Veliaj me grupin e tij është një nga njerëzit më të fuqishëm në PS. Janë afro 20-deputetë dhe ministra që i përkasin Mjaft. Kush deklaron se është dobësuar politikisht Veliaj e kanë gabim.

3 njerëzit më të fuqishëm të PS-së, Veliaj, Balluku dhe Spiropali. Çelësat e pushtetit qendror dhe lokal ua ka besuar këtyre tre personave Rama. Pushteti politik pas Ramës vërtitet në duar të këtyre 3 individëve të cilët janë më influencë, qoftë në aspektin politik edhe atë ndërkombëtare. Rama ka autoritet të padiskutueshëm. Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë krisje në PS e kanë gabim. Partitë nuk krisën kur janë më të forta se kurrë në pushtet.’- tha Spahiu.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë