Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)

DURRËS- PS ndez motorët për përballjen elektorale për të fituar mandatin e 4 të PS-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme. Përveç ndryshime të rëndësishme sa i takon drejtuesve politikë dhe kryesisë së re, kryeministri Edi Rama nuk kurseu mesazhet politike në fjalën e tij të gjatë sot (8 shtator)  në Asamblenë Parlamentare të Partisë Socialiste që u mblodh në qytetin e Durrësit. 

Ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë. Duke ju kërkuar të harrojnë plagët e luftërave dhe trimëritë e betejave të shkuara, qartësoi se kush do të ketë një vend në listën e mbyllur dhe të sigurt sipas Kodit të ri Zgjedhor.

Në listën e mbyllur deri tani janë Blendi Klosi si sekretar i përgjithshëm dhe Taulant Balla i emëruar si sekretar i diasporës. Veten e tij dhe deputetët me më shumë se 1 mandat do të jenë në garë në listat e hapura për të luftuar për të marrë sa më shumë mbështetje elektorale.

"Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësueses sonë do të jenë 187.  140 në listën e votimit për garën e hapur  në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.  Është e udhës të ndaj me ju që sot që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politik të qarqeve, që hyjnë në këtë kategori dhe unë të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët.  Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës, në kushtet kur do të jetë dhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputetët me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja që do të fitojnë vendin në atë listë, duke spikatur prej sot e deri në shkurt në garë individuale nga brenda ose jashtë partisë në mbështetje të shumicës sonë qeverisëse me angazhim politik në vendet e tyre të banimit  apo përkatësisë profesionale në terren dhe në rrjetet sociale. Si gjithnjë kur unë flas për të rinj dhe të reja nuk kam parasysh thjeshtë moshën rinore, po mendësinë e re dhe forcat e reja për ndryshim' tha Rama.

Skuadra "PS 2030" do të jetë gati brenda 6 muajve. Paralajmëroi të vetët se do duhet të punojnë si ditën e parë në politikë. 

Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra të zbresë zyrtarisht në fushë, skuadra jonë e re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030. Cilido dhe cilado prej jush që dëshiron të ketë një mandat tjetër, e ka në dorë ta marrë, duke punuar në këtë sezon të fundit politik të kësaj legjislature, më shumë se në të 3 vitet e fundit të marra së bashku. E vërteta është që secili dhe secila prej jush niset me një avantazh më të madh ndaj atyre që do të vetëofrohen,që do të ftohen apo do të afrohen në muajt në vijim, për të synuar të zbresin në fushën e betejes për mandatin e 4 me fanellën e PS" tha Rama.

E sheh të nevojshme ndryshimin e brezave në Partinë Socialiste, madje për 4 vitet e ardhshme do të kenë më shumë vend në përfaqësimin e kësaj partie. 

ne kemi sot nevojën për forcën për ta ndryshuar më shumë se asnjëherë më parë skuadrën që do të bëjmë gati për fitoren e mandatit të katërt, sepse sot ka ardhur edhe koha e natyrshme që një brez më i ri sesa ky që e ka përfaqësuar PS e këtyre 10 viteve, të ketë më shumë vend në përfaqësimin e PS së 4 viteve të ardhshme. Ato vite drejt majës së Shqipërisë 2030 anëtare në BE, duhet të jenë edhe vitet e ndryshimit të mençur të brezave për të garantuar udhëheqjen e  PS të dekadës tjetër, kur Shqipëria do të përballet me të tjera sfida si shtet anëtar i BE-së

Më mesazhin “Shqipëria po bëhet”, Edi Rama iu drejtua rivalëve të vjetër e të rinj, duke deklaruar se do t’i mundë falë aftësisë së Partisë Socialiste për tu stërvitur e përmirësuar çdo ditë.

"Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e PS-së" tha Rama. 

Tha se e vetmja gjë që është sot më keq se para 11 vitesh, është Partia Demokratike, të cilës në pranverën e 2025 i parashikoi jo më shumë se 25 mandate në parlament.

 Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marr më shumë mandate se në 1997”, tha ai.

Duke ju referuar disa herë Berishës, si  udhëheqës i vdekur i katit të 8-të që kujton se është gjallë, por pa ja përmendur asnjëherë emrin, Rama rrëzoi teoritë se ata janë bashkë kundër SPAK në komisionin anti-korrupsion.

"E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE.  Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan" tha Rama.

Votimi për kryesinë e re të PS-së
Asambleja votoi emrat e rinj në kryesinë e PS-së, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për 14 emra, (7 gra e 7 burra) nga të cilat do të zgjidheshin 10 (5 gra e 5 burra).  Kështu në forumin e lartë të PS-së hynë dy ministrat e rinj Igli Hasani (Ministri i Jashtëm)  e Albana Koçiu,(Ministre e Shëndetësisë) ndërsa u lanë jashtë nga Rama emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. U hodhën për votim por nuk fituan Delina Ibrahimaj, ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Klotilda Bushka kryetare e Komisionit të Ligjeve. As Vangjel Tavo,i cili fitoi Himarën, nuk arriti të marrë votat e socialistëve për kryesinën e PS-së, po ashtu as ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vengu nuk arriti të marrë votat e socialistëve. 

Kryesia e re e PS-se 
Erion Braçe 295 vota
Arben Pëllumbi 294 vota
Toni Gogu 250 vota
Eduard Shalsi 241 vota
Igli Hasani 228 vota

Lindita Nikolla 287 vota
Albana Koçiu 283 vota
Klodiana Spahiu 279 vota
Anila Denaj 278 vota
Etilda Gjonaj 219 vota

Anëtarë të kryesisë socialiste janë veç këtyre 10 emrave të zgjedhur, janë edhe 14 drejtuesit politikë të qarqeve dhe anëtarët e sekretariatit.

Ndryshohen 7 drejtues politike ne qarqe
Socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt, duke dalë në fushë me 15 drejtues politikë. Kryeministri Rama përqëndroi forcat në Tiranë. Kryeqyteti ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të 2021, -  kur si drejtues politik kishte vetëm Erjon Veliaj - tashmë do të ketë 3 drejtues politikë: Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu. Taulant Balla mbetet pa asnjë qark por caktohet përgjegjës për diasporën. Ndërsa u rikonfirmuan 4 drejtues qarqesh, u ndryshuan drejtuesit politikë në 7 qarqe. Edhe 4 kryebashkiakëve u është besuar drejtimi i punëve të partisë: Në Shkodër, Benet Beci; Në Berat Ervin Demo; në Durrës Emirjana Sako, ndërsa kryebashkiaku i Erjon Velisë do të viijojë të drejtojë Tiranën. Lexoni më shumë: Ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! 

Caktohen drejtuesit politike në qarqe 
Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastilu
Durrës: Emirjana Sako  -  ikën Ardian Çela
Shkodër Benet Beci -  ikën Elisa Spiropali
Lezhë: Ulsi Manja - konfirmohet
Kukës: Pandeli Majko - konfirmohet
Dibër: Blendi Gonxhe  ikën Belinda Balluku
Elbasan: Arbian Mazniku - ikën Damian Gjiknuri
Fier: Belinda Balluku -   ikën Taulant Balla
Korçë: Niko Peleshi - konfirmohet
Gjirokastër: Mirela Kumbaro - konfirmohet
Berat: Ervin Demo - ikën Bledi Çuçi
Vlorë: Bledi Cuci - ikën Blendi Klosi
Drejtues politikë për emigracionin Taulant Balla 

Sekretari i ri ekzekutiv i PS-se 
Ndryshime ka dhe në sekretariatin ekzekutiv të PS-së. Damian Gjiknuri merr postin e sekretarit Organizativ për zgjedhjet duke u larguar Ardjan Çela dhe Eridjan Salianji. Blendi Klosi do të vijojë të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.  Evis Kushi do të vijojë të jetë sekretare e Gruas; Romina Kuko - Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, e Milva Konomi - sekretare e Programit. Do të shkrihen dy poste: Sekretariati i Burimeve Njerëzore, Eduard Ndreca dhe Sekretariati Dixhital dhe i Rinisë, Etien Xhafa. Ndërsa do të caktohet sekretare për Diasporën Zerina Bruci; sekretar për Rininë Roi Basha  

Sekretariati ekzekutiv i Partisë Socialiste
- Sekretar i Përgjithshëm - Blendi Klosi (Nuk ndryshon)
- Sekretari i Organizimit dhe për Zgjedhjet: - Bëhet Damian Gjiknuri - Ikën Ardjan Çela dhe Eridjan Salianji 
- Sekretare për Diasporën - Zerina Bruci 
- Sekretar për Rininë - Roi Basha  
- Sekretare e Gruas, Evis Kushi (nuk ndryshon)
- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko (Nuk ndryshon)
- Sekretare e Programit, Milva Konomi (Nuk ndryshon)
- Shkrihet Sekretariati i Burimeve Njerëzore, Eduard Ndreca 
- Shkrihet Sekretariati  Dixhital dhe i Rinisë, Etien Xhafa

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.  Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

Shenim: Asambleja e PS-se u ndoq nga gazetarja Raziela Myslimaj

Ndiqni te gjithe te rejat ne te renditura ne zhvillim me poshte 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
EMRAT/ Zgjedhja e Kryesisë së PS-së, politikanët që morën më shumë vota dhe më pak

Asambleja ka votuar për kryesinë e re që do përbëhet nga 10 emra. Për votim kryesocialisti Edi Rama propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra. Ndërsa la jashtë emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Nga gratë nuk fituan Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga burrat nuk fituan Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu. Më i voturi nga anëtarët e kryesisë ishte deputeti Erion Braçe.

Gratë politikane më të votuara për Kryesinë e PS:

Lindita Nikolla 287 vota

Albana Koçiu 283 vota

Klodiana Spahiu 279 vota

Anila Denaj 278 vota

Etilda Gjonaj 219 vota

Burrat politikanë më të votuar për Kryesinë e PS:

Erion Braçe 295 vota

Arben Pëllumbi 294 vota

Toni Gogu 250 vota

Eduard Shalsi 241 vota

Igli Hasani 228 vota

Deklarata e plotë e Klosit

Ashtu sikurse ishte bërë me dije dhe nga ju, ky ishte një proces votimi në Asamblenë Kombëtare i cili konkludoi me të gjithë procesin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Porces i cili ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organizatave socialiste ku janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë në 5200 organizata.

Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Ishin 156 anëtarë të rinj të asamblesë kombëtare të cilët në masën 85% të tyre anëtarë të rinj. Pra 135 uleshin për herë të parë në këtë Asamble.

Asambleja e sotme, pas propozimeve të ardhura nga Kryetari i Partisë, votoi për Sekretariatin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Po ju bëj me dije se Sekretariati i Partisë Socialiste, ku konfirmohet propozimi i Kryetarit të Partisë.

Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; Sekretare për

Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Përsa i përket anëtarëve të Krysisë të zgjedhur në mënyrë të barabartë pesë shoqe dhe pesë shokë, emrat e tyre janë, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla. Përsa i përket pesë shokëve, anëtarë të Kryesisë janë: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.

Këto janë 10 shokët dhe shoqet që do jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste së bashku me Sekretariatin dhe drejtuesit politik të qarqeve do të përbëjnë Kryesinë e re të Partisë Socialiste e cila do të fillojë punën që nga dita e nesërme për të organizuar zgjedhjet dhe fushatën tonë zgjedhore. Natyrisht për të përgatitur dhe programin e Partisë Socialiste, vizionin Shqipëria 2030.

Ora 11:53
'Ata nga penxherja e katit të 8 thanë se Shqipëria ka 1 mln banorë‘, Rama: Censusi tregoi se në vend sot jetojnë 2. 4 mln

 

Kryeministri Edi Rama, përgënjeshtroi deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri kanë mbetur 1 milionë banorë.

Rama u shpreh se Censusi tregoi në Shqipëri sot jetojnë 2.4 milionë banorë.

“Shqipëria 2023 do të mëshirojë progresin e 4 mandateve të PS jo vetëm duke u bërë gati për anëtarësimin në BE, por edhe në rritjen e të ardhurat e ekonomisë familjare të gjithë shqiptarëve apo pensionistëve. Ata që duan të kthen në pushtet nga penxherja e katit të 8 thanë se Shqipëria kishte mbetur me 1 milionë e gjysmë banorë, por censusi që u zhvillua tregoi se në Shqipëri sot jetojnë 2. 4 mln qytetarë të këtij vendi. S’ka asnjë diskutim që shqiptarët kanë vijuar emigrimin edhe gjatë qeverisjes sonë, ashtu si kanë bërë të tërë popujt e vendeve deri kur ato vende kanë rritur pagat në një nivel të arsyeshëm”, tha ai.

Ora 11:50
Asambleja e PS/ Rama: Skuadër e re për zgjedhjet 2025, e nxorëm Shqipërinë nga gropa e 11 viteve më parë

 

Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi një skuadër të re për zgjedhjet parlamentare të 2025. Në Asamblenë e PS në Durrës, Rama tha se PS sot ka më shumë se kurrë nevojë për një skuadër të re, ndërsa foli edhe për qeverisjen duke thënë se e nxorën PS nga gropa e 11 vite më parë.

“Ambicia për ta përmirësuar, përgatitjet nisura shumë herët për zgjedhjet me organizimin dhe ripërtëritjen e organizatat e PS, na janë kthyer në fitore edhe më domethënëse në vijim. Fitorja nuk i takon atij që vetëm e do, por atij që e do aq shumë sa është gati të bëjë gjithçka për ta marrë. Ne kemi fituar sa askush tjetër më parë dhe si asnjë parti tjetër shqiptare sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS siç është pas një fitore por jemi përpjekur të bëjmë gati PS që na duhet për fitoren e radhës. Eksperienca jonë është e madhe. Por më të madhe se eksperiencën ne kemi sot nevojën për forcën për ta ndryshuar më shumë se asnjëherë më parë skuadrën që do bëjmë gati për fitoren e mandatit të 4. Sot ka ardhur koha e natyrshme që një brez më i ri se ky që ka përfaqësuar PS e këtyre 10 viteve të ketë më shumë vend në përfaqësimin e PS së 4 viteve të ardhshme. Asnjë forcë e vjetër apo e re nuk e ka asgjëkund të krahasueshme mundësinë e vet. Me fuqinë e PS për të qenë partia më e vjetër dhe më e re e Shqipërisë pluraliste. Kush mendon ndryshe shikon një film në errësirën e kinemasë dhe mllefit politik. Por ai film mbaron sapo ndizen dritat e këtij realiteti të këtij vendi me gjithë ato sfida i cili pa PS në qeveri mund të kthehet vetëm në errësirën e filmit që shqiptarët panë deri kur ne e nxorëm Shqipërinë nga gropa e 11 viteve më parë. Ky është fakt për të gjithë ata që kanë interes për faktet. Shtetbërja nuk është lojë fjalësh, as garë se kush shan akuzon apo premton më shumë pa pasur asgjë në dorë për të kapur pushtetin, por është një e përpjetë ku ngjitet vetëm kush e ka vizonin dhe rezistencën për të mos u dorëzuar, të cilat vetëm rriten në ngjitjen drejt majës”, tha Rama.

Ora 11:45
'Opozita me njerëz të dëshpëruar, turmë pa kokë!' Rama ironi me drejtuesit politikë të PD-së: Fund e krye humbësa kronikë

Kryeministri Edi Rama komenton skuadrën e drejtuesve politikë të kundërshtarëve politikë, të Partisë Demokratike

Për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e Ps-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se herën tjetër e thoje a sot do i rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.

Në vijim të kritikave Kryeministri Edi Rama tha se opozita është turmë pa kokë

“Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marr votat, dhe që ne i blejmë votat dhe kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ata vetë ofrojnë alternativë, disa thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë përballë diktaturës në të cilën jemi.  Dhe të tjera budallallëqe. Por, të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje derisa ato i fitojmë ne, ata bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur ballkanike, madje otomane.

Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin. Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar cdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Në na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh.

As duan dhe as nuk dinë të bëjnë gjë tjetër. Unë jam gjithë i pakënaqur me punët e mira që bëjmë. Dua që të shohim gjithnjë se sa shumë janë punët për t’u bërë. Ata janë të lumtur kur i vënë zjarrin parlamentit.

Por të qeverisësh Shqipërinë që duhet të ngjitet në majën e re të 2030 për të vendosur flamurin shqiptar në radhën e shteteve europiane dhe të kesh të bësh me folësa qesharakë që hedhin shqelma si turma pa kokë të tifozë kur dalin të dehur pas një humbje, do të thotë të jetosh përditë me rrezikun fatal. Deri më sot ja kemi dalë ta shmangim këtë rrezik”, tha ai.

Ora 11:41
Në 1997 PD mori 25 mandate, Rama bën parashikimin: Në zgjedhjet e 2025, do të marrin më pak

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS ditën e sotme, u shpreh se PD në zgjedhjet e ardhshme nuk do të marr më shumë vota se sa ka marr në vitin 1997.

“Disa thonë se vendi është sot më keq se ishte para disa vitesh, por ka vetëm një gjë që është më keq sot, se para 11 vitesh ajo është PD e Shqipërisë.  Unë nuk shoh filxhan, por ne dimë që të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi tani një strukturë shkencore të kolauduar që bënë anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marr më shumë mandate se në 1997”, tha ai.

Në atë kohë PD ka fituar 25 mandate. 

Ora 11:39
Komisioni antikorrupsion, Rama: Ky projekt do të shkoj deri në fund nën drejtimin e Xhafës, duan apo jo ata që tani nuk duan!  

 

Kryeministri Edi Rama, komentoi edhe bojkotin e opozitës në komisionin antikorrupsion, i drejtuar nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj.

Rama tha se ai projekt do të vijojë deri bnë fund, pavarisht nëse opozita merr ose jo pjesë.

 “E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE.  Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Sot ata që thonë nuk bëhet Shqipëria janë më pak, sesa kori i atyre që e përsërisnin këtë deri 10 vite më parë, prandaj është edhe për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta kur të nxjerrim një ekip drejtues për zgjedhjet”, tha ai.

Ora 11:33
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rama: Politikë me një vdekje tragjike, ne nuk as mbrojmë ministrat! Një prokurore e paaftë bëri politikë, jo hetim të paanshëm

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë foli dhe për vrasjen e Egli progës në Pogradec, ku tha se nuk ishte e vërtetë që ai u vra për shkak të gjobvënies. Rama foli edhe për prokuroren e çështjes që ndtryshoi akuzën nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, duke thënë se bëri poltikë  ejo hetim të paanshëm.

"U mobilizuan ta përdorin vrasjen e një djali të ri si overdozë helmi për të nxitur urrejtjen ndaj nesh. U prodhuar një film i kronikës së zezë ku u mblodhën bashkë të tëra të këqijat e mundshme. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komenteve mediatike, që i dominoi fantazia kriminale e gënjeshtareve dhe gjuha ekstremiste e spekulantëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur për një gjobë të papaguar, për të cilën viktima u vra nga një bandë gjobitësish. Gënjeshtër. U shkrua që Pogradeci qenka vërë si qeli e viteve ‘80 ku ligjin e bëkan bandat e gjobëvnëse, gënjeshtër. U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër. Shpejtësia veprimeve të policisë në ndalimin e autorit është e dokumentuar. U bërtit se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, gënjeshtër. Koha  e mbërritjes është e dokumentuar në sistem. U përhap se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij ishte eksponent i lartë i PS në Pogradec. Gënjeshtër.

PS nuk mbron politikisht as ministrat e saj, por në rastin konkret ai dajë që ka qenë dikur pjesë i PS është një person më pas i dënuar për abuzim me detyrën dhe s’ka asnjë lidhje me PS, i ndjeri ishte anëtar me tester i PS dhe nuk ishte pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, po punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat gënjeshtra me 7 gishta e bëri 7 herë xhiron e vendit. Një prokuror i paaftë dhe papërgjegjshëm që pa kryer asnjë hetim e ndryshoi akuzën si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Kështu popullit iu dha pa pikë turpi doza e helmi për të bërë politikë me një vdekje tragjike, deri dikur organizuar një protestë mashtrues e kundër qeverisë ndërkohë që çështja ishte dorëzuar korrektësisht nga policia që në orët e para pas ngjarjes. Për të lartë ujin e trashë me të hollë, prokuroria shkoi mori të pandehur një polic patrulle duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të policisë së patrullë, duke bërë politike në vend se të bënte hetim të drejtë, të paanshëm,, të pavarur dhe sa më të shpejtë. Kjo nuk është as e para e as e fundit, lojë politike e mediatike, ku e vërteta bykoset brenda xhorapit të pistë", tha Rama. 

Kujtojmë që prokurorja Vasjana Postol zbuti akuzën për autorin Denis Meçe nga 'vrasje nga pakujdesia’ siç e kishte referuar Policia Vendore e Pogradecit në ‘vrasje me dashje’.

Ora 11:23
Rama -opozitës: Ne do të fitojmë përsëri, kundërshtarët e rinj apo të vjetër do të humbin

 

Partia Socialiste ka mbledhur sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama teksa iu referua deklaratave të opozitës se PS fiton, sepse vjedh votat ai i hodhi poshtë këto akuza.

Ai u tregua optimist se PS do të fitojë përsëri, ndërsa opozita do të humb sërisht. 

"Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marr votat, dhe që ne i blejmë votat dhe kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ata vetë ofrojnë alternativë, disa thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë përballë diktaturës në të cilën jemi. Dhe të tjera budallallëqe. Por, të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje derisa ato i fitojmë ne, ata bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur ballkanike, madje otomane. Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin”, tha ai.

Ora 11:14
Zgjedhjet 2025/ Rama sfidon deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat: Bashkë me mua do jemi në listë të hapur! Të rinjtë vend të garantuar në listën e mbyllur

Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur. Në listë të hapur do jetë edhe Rama. Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, deputetët me një mandat apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi.

Rama: Ju uroj mirëseardhjen atyre 135 ndër ju që janë ulur për herë të parë në këtë forum të lartë. Konsiderojeni praninë tuaj një nder të posaçëm dhe një borxh të madh që ia keni Kongresit që iu dha votën, përpuqini t’ia ktheni këtë borxh të gjithë anëtarëve të familjes sonë politike duke e kryer me dinjitet në komunitet detyrën e përfaqësuesit të Asamblesë. E nderuar asamble kombëtare e PS, sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion ku do përmbyllim proceset e brendshme duke votuar ekipin e ri drejtues dhe do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 të qeverisjes të PS.

Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se më  e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht të jenë me garë të hapur, ndërsa listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja.  

Ora 11:08
VIDEOLAJM/ Dy ministrat e rinj, Vengu e Malaj në Asamblenë e PS-së

Ministri i ri i Mbrojtjes Piro Vengu dhe ministri i ri i Financave Petrit Malaj  mbërritën në hotelin ku do zhvillohen punimet e Asamblesë së PS-së. 

Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj zbulon detaje nga asambleja. 

Do të jetë kryesocialisti Edi Rama ai që do të propozojë 24 emra, ndërkohë vetëm 12 anëtarë do të zgjidhen me votë nga Asambleja. 12 drejtuesit e rinj të qarqeve që do të jenë ekipi drejtues për zgjedhjet parlamentare do të jenë anëtarë ex-officio të Kryesisë së bashku me drejtuesit e sekretariatëve

Ora 10:19
VIDEO/ Rama e socialistët mbërrijnë në Durrës për mbledhjen e Asamblesë

Kryesocialsiti Edi Rama dhe socialistët e tjerë kanë mbërritur në Durrës për takimin e Asamblesë Kombëtare.

Report Tv sjell pamjet nga momenti i mbërritjes, ndërsa takimi do të zhvillohet në një hotel në Durrës.

Ora 08:02
Sot Asambleja e PS, Rama ndan foto nga salla ku do zhvillohen punimet: Nisim punën për skuadrën e re për Shqipërinë 2030

1725775582_asamblejaeps.jpg

Salla ku do zhvillohen punimet për Asamblenë e PS

Kryesocialsiti Edi Rama ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë së PS ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Krahas fotos, Rama shkruan se do të zgjedhin ekipin drejtues të PS dhe do nisin punën për skuadrën e re përfaqësuese të partisë për Shqipërinë 2030.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të partisë socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 09/09/2024 11:23

    Fut dhe 50 000 te tjere ne pune ne administrate!!! E ke cuar administraten dyfish me shume se 2013! Mos harro Bandat! Do te vije dita dhe Ty! Do fshihesh si miu!

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/09/2024 09:30

    Eshte fatkeqesi kombetare qe shqiperia ska opozit me saliun dhe ilirin nuk fitohet kurr O rini ku jeni populli do ndryshim por me saliun dhe mendet e tija nuk fitihet kurr Na e late peshqesh edin pa dashje o popull duhet ndryshim

    Përgjigju
  • mali: 09/09/2024 02:54

    asnje vote per edi ramen,,,sepse eshte nje hajdut,,,,partite e vetra duhet tw pwrjashtohen nga skena me vote....jepjani votat arlind qorrit....DJALE I PASTER,,,JO SI KETA TE TRE PARTIVE TE VJETRA....QE NUK I DUHEN KUJT ASGJE....

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2024 02:01

    Z.Rama,ne lidhje me vrasjen e atij djalit ne Pogradec,na listove nje lume /genjeshtrash/,por ama nga ana tjeter,ke reaguar dy here publikisht per kete rast,pa t'a kerkuar njeri edhe pse vrasje ndodhin perhere e ka pas edhe me te renda,edhe me te pergjakshme se kjo! Cfare /mize/ te ha nen kesule qe nuk gjen rehat per kete rast?

    Përgjigju
  • Mjaft me Dekllarata!: 08/09/2024 13:47

    Kryeministri e Kryetari i PS, z. Edi Rama eshte e mbetet nder ata qe beri e po ben shume politike me vrasjen e shtetasit Egli Proga. Kur AI eshte ne zyrat e ambientet qeveritare nuk flet si Kryeminister por propagandon si Kryetar i PS dhe kur si sot, AI eshte ne ambientet e aktivitete politike te PS, flet dhe tonifikon termat sikur te jete ne ushtrim te drejtperdrejte te funksioneve Kryeministrore, duke e bere kesisoj ushtrimin propagandistik edhe me te rende, pra te njollosur rende. AI, pa asnje hezitim a skrupull merr kompetencat e Institucioneve Ligjzbatuese, e konkretisht ne radhe: te Policise se Shtetit, te Agjensise se Mbikqyrjes Policore, te Ministrise se Brendshme, te Urgjences Mjeksore, te Inspektoratit Shteteror te Shendetsise, te Ministrise se Shendetsise, te Prokurorise se Shtetit, te Inspektoratit te Larte te Prokurorise, te Ministrise se Drejtesise, te Gjykatave ne te tre nivelet e tyre, etj, etj. AI, Edi Rama, sapo demonstroi edhe njehere qe alarmohet se tepermi nga cdo element a ngjarje qe mund te ciflose sadopak lustren e IMAZHIT te Pushtetit te Tij dhe kesisoj AI perdor cdo strument e ambient te propagandes per "te shtypur me kembe" te gjitha Institucionet e Shtetit dhe njerezit qe realisht i mbajne ne kembe ato, duke mos respektuar Ndarjen dhe Autonomine e Pushteteve e duke mos kryer as AI vete (qofte si Kryeminister, qofte si Kryetar i PS, qofte si QYTETAR), asnje Procedure Administrative dhe Juridike Zyrtare (Mjaft me Dekllarata!) ndaj atyre Institucioneve, hallkave te tyre apo individeve brenda tyre qe gabojne a mund te kene gabuar, qe jane a mund te jene te korruptuar, veprime qe do te conin jo thjeshte ne Transparencen e Qeverisjes por edhe ne korrigjimin funksional-administrativ-juridik te praktikave procedurale te Policise se Shtetit e te Institucioneve te tjera e do te mund ta benin PAK ME TE SIGURTE JETEN NE SHQIPERINE qe "voton" per te 10-ten here radhazi, vetem ATE, z. Edi Rama e Lepireset/sit e Tij!

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 08/09/2024 12:55

    Ka thene nje te vertete te hidhur: "Opozita", me ato dy parti ne krye, NUK FITON! OPOZITA REALE ne Shqiperi NUK KA FUQI! Prape ne Monizem (new version). Rrnofte Partia!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/09/2024 11:52

    O Edi Rama ke gjet shesh e po bo pērshesh tē lumt kur sekziston opozit nē Shqipri bo çef.

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/09/2024 11:38

    Ti kujton se do te votojme qe te dalin deputet ato zarat e vegjel te perzgjedhur nga shoqe Bora dhe te stervitur nga shoqe Romina? Ke per te arritur fitoren me pak te votuar ne historine e pluralizmit ne Shqiperi. Sdo jete fitore por mesazh i qarte se nuk do tju shohi me njeri me sy as ju, as ato militantet e vegjel qe promovoni.

    Përgjigju
    • Ccc: 08/09/2024 13:04

      Qytetari, nuk po kerkon voten tende por te 840000 te tjereve!

  • Arben: 08/09/2024 11:29

    PS te mos merret aspak me opoziten keto zgjedhje! Vetem me popullin! Kurse perballe opozites te jete ambasada SHBA dhe ajo Britanike! Edhe SPAK gjithashtu! Kaq mjafton per ta shpartalluar perfundimisht pjesen negative te Shqiperise!

    Përgjigju
  • Bert: 08/09/2024 11:03

    Asnji ndryshim nga sala. Ne duart e njishit cdo gje

    Përgjigju
  • Yes: 08/09/2024 09:18

    Padiskutim! Skuadra e re, brezi i ri, gjaku i ri qe eshte stervitur keto 12 vjet se si vidhet, shperdorohet dhe abuzohet me kete popull mjeran dhe tani i erdhi koha ta veje ne zbatim! Brezi vjeter boll vodhi e shkateroj te iki te shijoje tani buken e vjedhur te popullit. Suksese suksese per shqiperine 2030, nderkohe fillon tranazhi e pergatitja per shqiperine 2060 qe brezi i sapo lindur te filloje stervitjen. Vetem perpara!

    Përgjigju
  • Partia: 08/09/2024 09:07

    Kushedi sa debate konstruktive do ketë. Do flasi kryetari, do duartrokasin, e te gjithë share ne rrjetet sociale. Mbaroi mbledhja...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/09/2024 13:05

      Qente lehin (pd) karvani PS ecen perpara,o koqevaret ekosoves mesoni ti shqiptoni dhe ti shkruani drejt fjalet pasta komentoni .shikoni punet tuaja mos u merni me partite Shqiptare .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës