Lorenc Vangjeli ironi me opozitën: Rama me viagrën e pushtetit në xhep, ata lexojnë në Wikipedia se çfarë është seksi

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita edhe e bashkuar nuk e mund dot Edi Ramën në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në 2025.

Analisti tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se Berisha dhe Basha e kanë thuajse të pamundur që ta konkurojnë.

‘E rëndësishme është se veç e veç janë dukshëm poshtë kundërshtarëve të tyre socialistë dhe bashkë është pothuajse e pamundur që të konkurrojnë. Palët nëse do ti quanim tre të tilla, njëra është e qartë në gjithçka ku do të shkojë dhe çfarë do të realizojë, pala tjetër vazhdon akoma diskuton çështje emrash.

Kjo është si të thuash ai tjetri Rama mban gojë viagrën e pushtetit, të gjithë epërsinë që i jep pushteti i gjatë, qoftë edhe lidhjet e ndryshme, qoftë edhe paratë, qoftë edhe makineria gjithmonë dhe më e sofistikuar elektorale që ka partia Socialiste, ndërkohë që palët e tjera tentojnë të lexojnë në ëikipedia se çfarë është seksi.

Gara e panisur është në thelb e pabarabartë dhe kjo gjë që diskutohet sot dhe thuhet me kismet do të diskutohet nesër duhet të kishte ndodhur dje në fakt që ti jepte një shans shansit për tu faktorizuar nuk e bëjnë dhe ky është shërbimi më i madh kundërshtarit i cili edhe një herë si përherë të paktën këto dy herë e fundit nuk ka nevojë të fitojë.’- tha Vangjeli.

Duke u ndalur tek kaosi i opozitës në Kuvend, Vangjeli tha se të dyja palët po vazhdojnë të mbeten pengje të emrave dhe të arratisen nga parime.

‘Palët mbeten në një nga momentet më të rëndësishëm të këtij parlamenti në epilog që të dyja palët vazhdojnë të mbeten pengje të emrave dhe arratisen nga parimet. Bëhet fjalë për Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që ai është një votë si gjithë të tjerët. Nëse e zhvesh të gjithë këtë betejë që bëhet në frontin opozitar kuptojmë këtë të vërtetë të trishtueshme. Deri në atë moment do të vazhdojnë të sillen si mullinj me erë, i cili i çon ujë në mullirin e Ramës.’- tha Vangjeli.

Ky ishte emisioni i fundit i ‘Kontrast’ pasi ky format nuk do të transmetohet më, bën me dije për teleshikuesit vetë moderatorët Lorenc Vangjeli si dhe Denis Minga!

‘Ky format Kontrasti kështu siç e kemi njohur... do të pushojë së kontrastueri me emisione të tjera të ngjashme, janë 75 të tillë. Unë shpresoj se do të rishihmei sërish po në këtë ekran, sepse po iki nga kjo dashuri i bindur se i jam përgjigjur mundësisë së lumtur për të folur, këtu vetëm me dashuri me aq sa kam ditur, por më shumë sesa kam thënë kam heshtur për ato që di, duke pritur që ato të ndodhin!’- tha Vangjeli

‘Ky është emisioni i fundit i sezonit të ‘Kontrastit’, por ne do të ritakohemi në Report Tv.’- tha Minga.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Lorenc Vangjeli ironizon Berishën në arrest shtëpie: I robëruar në sallonin e zonjës Liri

 

Analisti Lorenc Vagjeli thotë se Sali Berisha e shpiku vetë kalvarin e përplasjes me drejtësinë. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli tha se do të shpresonte që drejtësia, ta zbriste poshtë pallatit, dhe jo ta robëronte në sallonin e zonjës Liri në katin e katërt ose të 8 të apartamentit të tij vetjak.

'Mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, mund ta ezaurojë të njëjtën çështje dhe të vërë në lëvizje  Gjykatën Kushtetuese, madje mund të shkojë edhe në Strasburg. Ky është një kalavar që e shpiku vetë Sali Berisha, përballë egos së tij imazhit të tij që mendonte se do të cenohej si një njeri që do të ulet kokën njëlloj si Çeço nën biçakun e SPAKU-t, që të pranonte masën e parë, nuk pranoi dhe në mënyrë automatike hyri në fuqi masa e dytë. Unë do të shpresoja shumë që një lexim normal në mënyrën më normale edhe të qetë të kodit të procedurës penale, do ti jepte lirinë Berishës të zbriste poshtë dhe jo ta robëronte në sallonin e zonjës Liri në katin e katërt ose të 8 të apartamentit të tij vetjak. Egoizmi i Berishës nuk ka kufij tarracën e banesës së tij por diçka dy gisht poshtë qiellit.'- tha Vangjeli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë