Ironia e Veliajt: “Një analist u revoltua se ndërtuam konvikte për studentët e mjekësisë; shkollat i ndërtojmë për çunat dhe gocat që ia dalin vetë, jo për ata që janë rritur në prehrin e Enverit”

Ironia e Veliajt: “Një analist u revoltua se ndërtuam konvikte për studentët e mjekësisë; shkollat i ndërtojmë për çunat dhe gocat që ia dalin vetë, jo për ata që janë rritur në prehrin e Enverit”

Andi Bushati krah Enver Hoxhës

Në përurimin e dy shkollave të reja në Kodër Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy”, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi, jo pa ironi, edhe ata që mohojnë punët e kryera në Tiranë. Duke iu referuar në veçanti analistëve, Veliaj tha se është e pakuptimtë pse këta revoltohen kur në televizion transmetohet kronika për hapjen e konvikteve për studentët, siç ishte rasti I djeshëm me dy rezidencat e reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

“Dje ndodhi gjëja më e pabesueshme, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Analistët u revoltuan pse u transmetua në televizor hapja e konvikteve? Por, dje, përveç hapjes së konvikteve, në dhamë lajmin se Bashkia e Tiranës vendosi të paguajë gjysmën e tarifës së konviktit për studentët dhe analistët u revoltuan pse u transmetua kjo gjë. Jo vetëm kaq! Duke qenë se këta studentë vijnë nga rrethet, ne vendosëm që t’ua japim abonetë falas. Edhe për këtë ishin trembur analistët, thanë: “Si ka mundësi të jepet live kjo gjë? Ndërpriten llogjet tona nëpër banaqe dhe jepet ky lajm për abonetë falas për studentët. Si ka mundësi të ndërpritet logoreja jonë nëpër televizione dhe jepet lajmi që konviktet do të subvencionohen 50% nga bashkia? Si ka mundësi të ndërpriten këto idiotësitë tona, që themi nëpër banaqe, dhe ne duhet të dëgjojmë që paska konvikte te reja për mjekët e ardhshëm?”. Sot kemi një hegjemoni banaliteti nga njerëz që rrinë nëpër banaqe dhe japin mend për gjëra që nuk i dinë fare; janë njerëz që janë rritur në prehrin e Enver hoxhës dhe nuk e kuptojnë fare atë fëmijën që thotë: “Mami ka ardhur nga Puka, babi ka ardhur nga Laçi e nga Tropoja”, kanë lënë gjithçka dhe e kanë filluar nga zero për fëmijën. Por, kjo shkollë, ky investim, kjo përpjekje, ky angazhim, ky përfaqësim është për çunat dhe për gocat që nuk janë rritur në prehrin e Enverit, po për çunat dhe për gocat që ia dalin vetë, që i bëjnë gjërat me mund, që i bëjnë gjërat me djersë dhe janë produkt i një sakrifice të jashtëzakonshme të burrave dhe grave, që mund të kenë ardhur nga gjithë cepat e Shqipërisë, por që e shohin Tiranën si vendin ku duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se një pjesë e këtyre analistëve e kanë patur jetën shumë të lehtë, ndaj nuk i kuptojnë vështirësitë e nxënësve dhe studentëve sot, apo prindërve të tyre.

“Është mërzitur Andi [Bushati] sepse Andi nuk e njeh tollonin, nuk ka shitur as fiq, por Andi nuk ka bërë as miq. Andi dhe gjithë Andët e tjerë, që janë analistë sot, nuk e dinë se çfarë do të thotë të rrish tek radha e qumështit, se kur të mban Enveri në prehër s’e kupton këtë. Andi nuk e di se çdo të thotë tollon, nuk e di se çdo të thotë buka me riskë, nuk di se çfarë do të thotë mishi me gramaturë. Andit nuk duhet t’i pritet biseda sepse ai po flet për çështje globale, ndërkohë që ne na interesojnë çunat e Pukës, Fushë Arrëzit, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Maqellarës, Peshkopisë, Pukës, Kukësit, Këlcyrës, Përmetit. Kjo është diferenca e madhe,” shtoi Veliaj.

“Nëse janë kaq të mirë [analistët] dhe dinë të bëjnë ndonjë punë, ja ku janë zgjedhjet! Të vijë Andi [Bushati], qoftë në prehrin e Enverit, qoftë në prehrin e Saliut, të kandidojë nëse dinë të bëjnë ndonjë punë. Sa herë që shikoni një nga këta Andët nga prehri i Enverit, që flet për qeverinë, që i bën kritika Edi Ramës, që nuk do konviktet, nuk do abonetë falas, nuk do 50% të pagesës së kostos së konviktit, që nuk do të shohë shkollat e reja, pyetja që duhet t’i bëjë secili vetes është: “Çfarë ka bërë ky për vendin?”. Se është shumë kollaj të thuash vendi nuk ka mjaftueshëm pemë, edhe pse kemi mbjellë 900.000 mijë, por pyetja është: Kur e ka mbjellë ky pemën e vet të fundit? Kur e shërbeu pjatën e fundit të supës në një qendër sociale?” e mbylli Veliaj.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar