Autoritetet venezueliane kanë nisur kërkimet për të gjetur bashkëpunëtorët e dyshuar në operacionin amerikan që çoi në arrestimin e udhëheqësit Nicolas Maduro, në përputhje me një dekret që shpall gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Masa, e cila hyri në fuqi të shtunën, por u publikua e plotë vetëm ditën e hënë, urdhëron të gjitha forcat policore federale, shtetërore dhe komunale të identifikojnë individët që dyshohet se mbështetën veprimin e forcave speciale amerikane, shkruan La Stampa.
Sipas disa mediave amerikane, forcat amerikane kanë marrë mbështetje në terren, përfshirë nga rrethi i ngushtë i Maduros, me një burim që ofroi informacion mbi lëvizjet e presidentit.
Ndërkohë, Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit (SNTP) raportoi ndalimin e 14 gazetarëve në orët pas operacionit, duke specifikuar më vonë se të gjithë janë liruar.
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u paraqit për herë të parë para Gjykatës Federale të Manhattanit të hënën, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij, ndërsa jashtë gjykatës ishin mbledhur turma protestuesish me qëndrime të kundërta.
Seanca e radhës për Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores do të zhvillohet më 17 mars.
Ndërkaq, Delcy Rodriguez u betua si presidente e përkohshme e Venezuelës.
Komente










