Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç
takohen në Bruksel më 23 Qersho

Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç<br />takohen në Bruksel më 23 Qersho
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç do të takohen më 23 Qershor të këtij viti në Bruksel për të vijuar dialogun e nisur mes dy shteteve.
 
Mediat kosovare citojmë burime të Danas-it serb, ku thuhet se Beogradi dhe Prishtina kanë arritur dakordësi sa i takon nivelit të bisedimeve në lidhje me telekomunikacionin dhe energjetikën, ndërsa takimi i tyre në Bruksel do të jetë për komunat serbe në Kosovë.
 
Kodi ndërkombëtar i Kosovës u vendos të jetë + 383, por mediat thonë se ka spekulime që Kosovës t’i jepet një kod i ri ndërkombëtar telefonik.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji