Isa Mustafa “qetëson” Thaçin: Do
bëhesh President i Kosovës më 2016

Isa Mustafa “qetëson” Thaçin: Do<br />bëhesh President i Kosovës më 2016
Mediat kosovare kanë pasqyruar gjerësisht deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa për disa çështje sensitive duke nisur nga marrëdhëniet brenda koalicionit me PDK, zgjedhja e presidentit e deri tek akuzat per shitje te territorit.

Duke iu referuar marredhenieve me PDK kryeministri Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve të PDK-se të cilët kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme nëse Hashim Thaçi nuk zgjidhet President.

Mustafa ka thënë se Thaçi do te zgjidhet president ashtu siç parashikohet ne marrëveshjen PDK-LDK. Mustafa ka shtuar se Haradinaj po argëtohet në kete periudhë pushimesh duke kërkuar zgjedhje, por sipas kreut te qeverise ato nuk do të mbahen para vitit 2018.

Lidhur me akuzat per shitje te territorit ne favor te Malit te zi Mustafa ka theksuar askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj.


Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës