Isa Mustafa pritet me vuvuzela dhe fishkëllima

Isa Mustafa pritet me vuvuzela dhe fishkëllima
Në bastionin e LDK-së, në Besianë (ish-Podujevë), Isa Mustafa kryetari i LDK-së pritet me protesta, fishkëllima dhe zukama vuvuzelash.
Me rastin e 22 vjetorit të themelimit të LDK-së, Llapjanët, të prezantuar si përkrahësit e ish- kryetarit të LDK-së, kryetarit të parë të Kosovës së pavarur, Fatmir Sejdiut, ndërprenë manifestimin me thirrje dhe brohoritje. 
Gjatë mbajtjes së fjalimit të kryetarit të LDK-së, partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, kanë filluar fishkëllima dhe brohoritje “Poshtë Isa Mustafa”. 
Aty nuk kanë munguar as vuvuzelat afrikane, bori, dhe bilbila arbitrash.
Ende nuk ka reagim nga LDK-ja rreth kësaj ngjarjeje.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot