Kandidonte i vetëm/ Isa Mustafa, zgjidhet në krye të LDK-së për herë të tretë

Lidhja Demokratike e Kosovës, zgjodhi sërish të shtunën në krye të saj për herë të tretë Isa Mustafan. Ai u rizgjodh me aklamacion dhe ishte kandidati i vetëm emri i të cilit u hodh në votim. Mustafa e cilësoi procesin si demokratik e të paraprirë nga një debat i gjatë i brendshëm para kuvendit.

"Mund të ju them se demokracia në Lidhjen Demokratike të Kosovës është pak më e rëndë se sa te subjektet tjera, sepse duhet të punojmë mjaft shumë në përgatitje të kuvendeve të tilla dhe ngjarjeve të tilla, të harmonizojmë shumë kërkesa, të dëgjojmë shumë vërejtje dhe sugjerime. Unë vlerësoj se këtë e kemi kryer me sukses, qëllimi i këtij procesi ka qenë që ne ta forcojmë edhe më tutje Lidhjen Demokratike, ta bëjmë maksimumin që të përfshijmë sa më shumë njerëz të rinj", tha Mustafa.

Por mënyra e zgjedhjes së zotit Mustafa nxiti kundërshtimin e pretendentëve për postin e kryetarit të kësaj partie që është më e vjetra në vend. Ish kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu, tha se votimi ishte organizuar asisoj që njerëzit të mos mund të shprehen lirshëm për kandidaturën e tij.

Unë dua të them se Lidhja Demokratike ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpia ime por natyrisht në një mënyrë kaq të egër, kaq djallëzore dhe perfide organizohet një kuvend nga i cili pritej në mënyrën më të mirë të mundshme që të reflektoj për kohën, posaçërisht për kohën në të cilën jemi në përballje të mëdha me sfida të shumta që cenojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit është një luks i madh. Unë them se pikërisht me këtë bëhet një atak i madh edhe në shpresën e ecjes së suksesshme të një subjekti politik që mëton të fitojë votën e elektoratit të Kosovës, që të jetë përballë atyre temave të mëdha të cilave nuk u ka dhënë përgjigje të artikuluara deri tash”, tha zoti Sejdiu.

"Nuk do të dëshiroj ta dëgjoja këtë nga njeriu që ka qenë president i vendit, ka qenë kryetar i LDK-së sepse ne mund ta quajmë këtë proces si të duam por faktet janë tjera. Faktet janë se kemi pasur një proces demokratik, krejtësisht demokratik, i kemi pasur 350 delegatë në sallë prej 355 dhe askush nuk mund të manipulojë 355 vetë dhe asnjë prej 355-ve. Ka qenë çështje e vullnetit të tyre dhe nuk është mirë që kësaj pune dhe këtyre njerëzve që kanë qenë këtu, t’u japin epitete të tilla", tha ndërkaq zoti Mustafa.

Kuvendi i Lidhjes Demokratike ishte ndjekur me interesim edhe për shkak të situatës politike në të cilën ndodhet Kosova pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe debateve për tejkalimin e situatës.

Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga koalicioni i deritashëm qeverisës që të emëroj një mandatar të ri për ngritjen e qeverisë. Por bartësi i këtij koalicioni, Kadri Veseli tha se nuk ka një mandatar dhe paralajmëroi për të hënën mbledhjen e kryesisë së parlamentit për votuat shpërndarjen e tij që do të nënkuptonte shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa tha sot se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për vendin.

"Ne sot e përfunduam një proces, nesër e fillojmë procesin tjetër dhe ky proces është që të hyjmë në zgjedhje, të garojmë, unë edhe sot kam bërë ftesë publike të gjitha partive politike që ne të hyjmë një nga një dhe ne të matemi një nga një para opinionit në fazën e parë pastaj faza e dytë na bashkon me subjektet politike që mund të na bashkoj programi ekonomik dhe pjesë tjera sidomos ai i fushës së arsimit, shëndetësisë dhe integrimeve tona evropiane dhe euro-atlantike", tha Mustafa.

Lidhja Demokratike, partia më e vjetër në vend u themelua në vitin 1989 dhe për 16 vjet me radhë ishte drejtuar nga Ibrahim Rugova, ish president i Kosovës.

Pas vdekjes së tij në janar të vitit 2006, në zgjedhjet e vitit 2007 Lidhja Demokratike, për herë të parë humbi në zgjedhje duke u radhitur e dyta pas rivales së saj të vjetër, Partisë Demokratike të Kosovës, më të cilën më pas ndau pushtetin pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Në zgjedhjet e vitit 2017 ajo doli në opozitë. VOA

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 05/08/2019 13:58

    LDK e pas lufte,sikur po kalon ne shrehi me veprime anormale, jodemokratike dhe te panatyrshme.Kjo ndodhi ne disa Kuvend dhe zuri maje ne Kuvendin e IX-te,para pak ditesh. Si mund te emndohet,e kursese ne zbatohet, qe nje kandidat,pavarsisht te kaluaren e shemtuar politike e kombetare te tiaj, vetem te shihen,se e kishin para sysh 350 delegatet e kuvendit zgjehdor, nje njeri rend te semuar,te paafte ne levizje,gjysm ei afte ne mendime e tre flout,ti sjellet aty para Kuvendit me krroqe,mbajtur nga dy percjelles dhe memzi ta ulin,para 350 delegate, dhe t'ju propozohet per kryetar te LDK,Marrja e turpi edhe me ordiner,ata delegate te pranojne nje kandidim ne keso gjendje e rrethane, ta pranojne me "aklamacion" nje shemti kaq anormale dhe te zgjedhin Kryetar te LDK.me saduket niveli dhe arsyeja e ketij vprimi"demokratik" nuk ka mbetur per me mire.

    Përgjigju
  • valter: 04/08/2019 12:10

    Lakmia,gomaria dhe pleqeria jane bere bashke ne kete raste tragjik dhe komik..me veshtersi te theksuar ne levizje dhe probleme te medhaja me shendetin dhe perseri "do ta ndihmon LDK-n..."ne nje kohe kur ka humbur zgjedhjetqe 3 mandate me rradhe dhe nuk hape rruge me te rinjve dhe te shkolluar jashte vendit dhe jo ne "univerzitete" si kotec pulash te Hashim Gjarprit,a po partnerit te koalicionit te Mustafes..

    Përgjigju
  • Demo: 03/08/2019 15:59

    Na mbyti demokracia kendej dhe andej Mund te me thote dikush qe kjo dukuri eshte çeshtje geni, klime apo pozicioni gjeografik?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK