DURRES- Festivali Ndërkombëtar i Filmit Veror Durrës në mbyllje të edicionit të shtatë të shtunën në mbrëmje ka vlerësuar me “Gladiatorin e Artë” filmin nga Kosova “Tri dritare dhe një varje” të Isa Qosjes. “Një dramë ekstreme e grave të dhunuara gjatë luftës që tregon fytyrën e mëshirës dhe mirëkuptimit”, u shpreh Leon Vitali, duke motivuar vlerësimin e filmin më të mirë të Festivalit të Durrësit “Tri dritare dhe një varje” me regji të Isa Qosjes. Çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë, janë shpërndarë në filmat e kategorisë “Vizione evropiane”. Mjeshtri polak Lech Majevvski është fitues në Durrës si regjisori më i mirë për filmin “Fusha e qenve”.
Kinemaja ballkanike me kategorinë në konkurrim dhe tributin një artisti ballkanas, pati si kulm aktorin Miki Manojloviç, me retrospektivën e filmave të tij, ndër ta edhe bashkëpunimet me Emir Kusturicën. Manojlovic nderohet me “Pjatën e Argjendtë”.
I njëjti trofe dhe për Leo Vitalin, bashkëpunëtori për 30 vjet i Stanley Kubrick. Trofeu i “Bukuroshes së Durrësit” trofe shkon në Kosovë për filmin “Agonia” nga seria e filmave të shkurtër të studentëve. Publiku ka votuar ne mbrëmjen e çmimeve dhe vota e tij e fshehtë shkoi për “Amanetin” e Namik Ajazit. Për regjisorin Viktor Gjika dhe aktoren e Durrësit Marta Burda, jepen Çmimet e Karrierës pas vdekjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com