Isco nuk largohet nga Reali, i 
ofrohet rinovim kontrate

Isco nuk largohet nga Reali, i <br />ofrohet rinovim kontrate
Mesfushori spanjoll i Real Madridit është në pritje të një kontrate të re të ofruar nga zyrtarët e klubit.
 
Lajmi konfirmohet nga vetë mefushori i Spanjës pas përfundimit të finales së Shkupit ku Isco deklaroi para kamerave se së shpejti pret të firmosë një rinovim kontrate me kampionët e Europës.
 
25-vjeçarit i skadonte kontrata aktuale në përfundim të këtij sezoni duke hapur dritën jeshile për klubet e mëdha europiane për të kërkuar shërbimet e tij.
 
Perfomanca spektakolare e këtij sezoni me ˝Los Blancos˝ dhe zëvendësimi perfekt që i bëri mungesës së gjatë të uellsianit Gareth Bale i është shtuar paraqitja mbresëlënëse në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester United ku mesfushori u vlerësua si˝ Lojtari më i mirë i ndeshjes˝.
 
Madrilenët siguruan supekupën e katërt të Europës.
 
Rivaliteti për të siguruar vendin e titullarit në skuadrën ˝merengues˝  kushtëzuar nga mbipopullimi i mesfushës spanjolle e ka kthyer Isco në objektiv të shumë ekipeve të mëdha.
 
Pas përfundimit të çdo sezoni për mesfushorin Isco flitej për largim të parakohshëm nga Spanja, por presidenti Florentino Perez dhe trajneri Zidane kanë insistuar në qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.
 
Zidane pritet tˈi japë Iscos më tepër minuta me fanellën e bardhë në sezonin e ri.
 
Uellsiani Bale që luan në krahun e djathtë të sulmit madrilen nuk e ka të garantuar vendin në 11-shen bazë nisur dhe nga rritja në performancë sezon pas sezoni nga Isco.
 
Gjatë verës kanë qarkulluar spekulime për një kthim të Bale në ishull, por me fanellën e ˝Djajve të Kuq ˝.
 
Uellsiani ka deklaruar se është i kënaqur në Spanjë, i bindur nga sukseset dhe  triumfet e ekipit në arenën europiane të futbollit.
 
Ndërsa Jose Mourinho e ka konsideruar si një lojë të humbur afrimin e Bale-it në ˝Old Trafford˝.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema