Ish-anëtari i bandës së Cërrikut
kërkon 5.3 mln lekë dëmshpërblim

Ish-anëtari i bandës së Cërrikut<br />kërkon 5.3 mln lekë dëmshpërblim
TIRANE- Ish-anëtari i bandës së Cërrikut, Skënder Cano, (ne foto) kërkon 5.3 milion lekë dëmshpërblim, për ditët e qëndrimit në burg në mënyrë të padrejtë. Cano, pretendon se ka qëndruar në burg për 1771 ditë, dhe se gjatë kësaj kohe atij i është hequr e drejta për të punuar dhe siguruar të ardhura financiare.

Skëndër Cano, njëri nga anëtarët e të ashtëquajturës “banda e Cërrikut” i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku kërkon dëmshpërblim për burgim të padrejtë. Cano, është mbajtur në burg me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi prokuroria e akuzonte për akuzën e vrasjes së gardistit Qemal Mehmeti në qytetin e Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në këtë qytet. Në padinë e tij civile të dorrëzuar në sekretarinë e gjykatës, Cano pretendon se është mbajtur në burg për 1771 ditë, kohë kjo që sipas tij kja mjaftuar për rrënimin financiar të familjes së tij. “Nëse do të isha i lirë, do kisha mundësinë që gjatë kësaj kohe të gjeja punë dhe të siguroja të ardhura. Mirëpo në kushtet që unë jam mbajtur në burg në mënyrë të padrejtë, mua si individ më është e hequr e drejta dhe mundësia për të gjetur punë dhe siguruar të ardhura financiare. Në këto kushte, kërkoj që sipas ligjit unë të dëmshpërblehem për ditët e qëndrimit në qeli”-thuhet në padinë civile të depozituar në gjykatën e Tiranës.

5.3 milion lekë
Shuma të cilën Skënder Cano, pretendon që shteti tia kthejë në formën e dëmshpërblimit është 5.3 milion lekë. Në këtë padi civile, Cano, ka paditur ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, ku kërkon prej këtyre dy institucioneve që të dëmshpërblehet financiarisht. Në objektin e padisë thuhet “Detyrimin e palës të paditur të kompensojë paditësin për burgim të padrejtë, të vuajtur për shkak të zbatimit të masës së sigurimit personal "Arrest ne burg", për periudhën kohore nga data 30 korrik 2007 deri më datë 4 qershor 2012, që në total shkon në 1771 ditë”. Tashmë kjo padi është hedhur në short dhe se gjyqtarja që është zgjedhur për të gjykuar çështjen është Antonela Prendi.

MASAKRA E CERRIKUT
Në 23 maj të vitit 1997, dy grupe të Gardës së Republikës janë nisur nga Tiranë në drejtim të qytetit të Cërrikut. Pikërisht sapo kanë hyrë në qëndrën e qytetit, autoblinda është goditur me antitank dhe më pas në drejtim ta gardistëve të tjerë, janë derdhur një lumë breshërish automatiku dhe mitralozi, duke sjellë vdekjen e 6 gardistëve, Sali Martini Halit Haxhia, Bashkim Mella, Qemal Mehmeti, Petrit Gjonaj dhe  Besnik Sylaj.
 
21 VJET BURG
Gjykata e Shkallës së Parë, e ka shpallur fillimisht Skënder Canon fajtor për vrasjen e gardistit Qemal Mehmeti duke e dënuar me 21 vite burg. Ndërkohë që pas apelimit të këtij vendimi, Cano është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Apelit.
 
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë