Ish-asistentja e Spartak Ngjelës:
Të jesh seksi nuk është turp

Ish-asistentja e Spartak Ngjelës:<br />Të jesh seksi nuk është turp
Arnida Çapi, ish-asistentja e avokatit Spartak Ngjela është etiketuar  shpesh në media si “avokatja seksi”. Së fundmi Arnida është bërë Këshilltare Ligjore e Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se të jesh tërheqëse nuk është turp, por nuk dëshiron të etiketohet vetëm si një vajzë seksi.
 
Në një status në faqen e saj në "Facebook" Arnida Çapi ka folur për veten duke theksuar se: "kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplomuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të suksesshëm dhe kam krijuar një punë të suksesshme. Më pëlqen cdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brenda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë. Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për çfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale".
 
STATUSI I PLOTË I ARNIDA ÇAPIT
Të jesh tërheqës seksualisht. Cdo specie evoluon në drejtim të së bukurës dhe në drejtim të aftësimit intelektual. Dhe të gjithë përpiqen për tu dukur sa më mirë. Vishen bukur, punojnë për të qënë të paraqitshëm, hanë shendetshem, bejne sport, palester, frekuentojne sallone bukurie, blejne dhe përdorin makiazh. Të gjithë përpiqen të duken bukur dhe të jenë të pëlqyeshëm, përpiqen cdo ditë por ama për të tjerët të njëjtën përpjekje e quajnë të turpshme. Dhelprën me rrushtë na i shpjegon psikoanaliza, se sa e rrezikshme është xhelozia femërore dhe akoma më e rrezikshme se ajo, është inferioriteti mashkullor përball femres qe nuk e arrin dot. Ndërsa Frojdi na ka shpjeguar se si ndrydhjet seksuale në moshë të hershme apo eksperiencat e këqija jetesore seksuale prodhojnë devijanca në sjelljet e mëvonshme, dhe vet në karakter.

Cfarë po ndodh me një pjesë të mediave që prodhojnë lajme “me sexy”. Kjo sexy, ajo sexy, avokatja sexy, ministrja sexy, deputetja sexy, aktorja sexy, femra sexy, etj.. tregon se ka një babëëzitje për sex, pra deficencë sexuale. Gjithcka kthehet në sex, shitet me sex, sulmohet me sex, pra, sexy si një nga instiktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv. Prodhon vëmëndje, klikime? Vëmëndja krijohet, orientohet, ndryshohet.

Të dashur njerëz, të jesh sexy nuk është turp. Të gjithë bëjnë sex. Falë saj jemi lindur, sikurëse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo ska të bëjë me moralin. Sexy ska të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin. Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrveshjeve ka të bëjë me moralin.
Prandaj, hiqeni nga mëndja se po i thatë dikujt sexy e keni fyer, apo keni fyer këdo që bashkëpunon me të.

Po pse jemi specie superiore, ne, dhe falë kësaj edhe ju? Për shkak se kemi lëvizur nga veprimet bazike te mëndja, të intelekti.
Atëherë, flisni për njeriun. Boll bëtë lajme për gjëra bazike. Jetoni në Tiranë dhe bëni media fshatareske. Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket.
Te jesh tërheqës seksualisht apo të jesh e bukur e thoni sikur më keni fyer. Më keni fyer moralin apo intelektin? Më keni fyer që jam femër? Pse nuk shkruani për meshkujt që janë sexy?

Dhe unë duhet të intimidohem prej jush sepse më thoni sexy? Cfarë keni thënë me “avokate sexy”? Keni thënë se dukem tërheqëse seksualisht. Dhe keni thënë një gjë që ska lidhje me punën që bëj. Clidhje ka ngjyra ime e syve me punën time? Cfarë dini ju për mua? Sdini asgjë dhe shkruani pa ditur asgjë. Nëse doni të dini më pyesni dhe do ju tregoj për atë që jam jo për atë që ju doni të shihni. Ja ku po ju flas pak për veten, kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplomuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të suksesshëm dhe kam krijuar një punë të suksesshme. Më pëlqen cdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brenda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë. Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për çfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale.

Ju mund të vazhdoni të korrni grurin e fshatit tuaj për ata që ju ndjekin, por kurrë sdo jeni në gjëndje të drejtoni intelektin. Pushteti, të dashur gazetarë të medias, është përgjegjësi. Dhe pushteti juaj i medias është përgjegjësi për të vërtetën dhe për të kontribuar për shoqërinë tuaj me opinione të vërteta dhe modele positive.

Kush jam unë që ju them këto? Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqsia juaj, jam ajo që ju nuk njihni. Por, nëse truri juaj proceson me gjykime pa njohur kjo është sëmundje e arsyes, nuk është as paragjykim.
Në dimensionin e kubit, katrori është i rrafshët, e derisa nuk më njihni, un mund edhe t’ju injoroj. Por e vlerësova të nevojshëm ktë gjykim, jo thjesht si përgjigje për rastin, që tashmë është bërë sjellje e vazhdueshme nga ana juaj, por si qëndrim ndaj një kauze, për të drejtat e individit e të femrës shqiptare.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?