Ish banorët e BB5: Genta jashtë, batutat mbaruan

Ish banorët e BB5: Genta jashtë, batutat mbaruan
Ish banorët e BB5: Genta jashtë, batutat mbaruan

Kur na ndajnë vetëm dy javë nga finalja e madhe e edicionit të pestë të Big Brother Albania, ish-konkurrentët e këtij reality show thonë njëzëri se konkurrenti që duhet të largohet këtë javë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, është Genta. Edi, Klaudja, Doloreza, Vlashi, Ermira etj, ish- konkurrentë të këtij reality show, thonë për suplementin THASH¬&THEM, se konkurrentja nga Babani, është konsmuar tashmë dhe batutat apo bejtet e saj, nuk argëtojnë me askënd. Në gjysëmfinalen e BB, janë në nominim Erioni, Françeska dhe Genta, të cilët do të përballen të shtunën me verdiktin e publikut shqiptar.


LORENA
Nuk e kam ndjekur shumë Big Brother këto kohë por mendojë se ajo që do dal këtë javë është Genta ose Erjoni. Sepse të dy janë figura të konsumuara, që nuk i duhen më shtëpisë së Big Brother.

EDGARI
Unë i kam mbyllur të gjitha lidhjet me Big Brother, nuk e shkoj më as natën e spektaklit. Megjithatë mendoj se, këtë herë duhet të dal Genta. Unë kam bërë një shkallëzim të njerëzve, sipas vlerave që ata transmetojnë dhe Genta për mua nuk transmeton asgjë.Ajo e ul shumë poshtë figurën e femrës në Shqipëri, ndërkohë që figura e femrës sot është shumë lart dhe me shumë vlera. Mendoj se, Françeska e përfaqëson më së miri femrën shqiptare, ndaj dhe duhet të rri në shtëpi.

GRANDIOLA
Për mua të dal Genta. Ajo nuk ka çfarë jap më shumë në shtëpi, sepse batutat mbaruan dhe nuk argëtojnë më¬ askënd.

DOLOREZA
Do doja të dilte Genta sepse përveç batutave që bën të shtunën, nuk bën asgjë tjetër aty brenda. Batutat e saj mund ti bëj fare mirë edhe në Facebook, ashtu siç ka bërë përpara se të hynte në Big Brother.

ANILA
Nuk e di, ndoshta duhet të dal Genta pasi nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie shumë të afërt me të. Por nuk është vetëm kjo arsyeja, por edhe për faktin që Gentën nuk e shikoj si konkurrente të fortë, ashtu siç shikojë Françeskën dhe Erionin.

VLASHI
Mendoj se duhet të dal Erioni sepse nuk e shoh si finalist, madje shumë qëndroi në Big Brother. Por edhe Genta është e kot aty brenda sepse loja e saj ka përfunduar me kohe. Po të dilnin të dy do ishte shumë mirë.

KLAUDJA
Të dal kush të dojë, për mua janë të gjithë njësoj dhe për mendimin tim, ky nuk është një nominim i fortë. Megjithatë unë mendoj që do të dal Erioni, sepse përderisa publiku e çoi në nominim nuk mendoj se do ta shpëtojë atë, ditën e shtunë.

ERMIRA
Unë mendoj se duhet të dal Genta dhe Françeska. Ato janë femrat që nuk e meritonin aspak të ishin në finalen e Big Brother. Triumfi le të ndahet mes djemëve ose më saktë le ta fitojë Liami, që është aq makiavelik sa i shkon përshtat lojës. Ai është i zoti në këtë lojë dhe e meriton të jetë fitues.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën