Aktorja e njohur Katie Holmes në një intervistë ndryshe për “Town & Country”, ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e saj.

Ish-bashkëshortja e Tom Cruise, rrëfen se Suri, vajza e saj 11-vjeçare është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj.
 
“Vajza është personi më i rëndësishëm në jetën time dhe edukimi i saj është detyra ime tani. Duhet të jem e pranishme në fëmijërinë e saj, për të cilën përpiqem shumë të jetë e qendrueshme dhe sa më e pastër”,
- shprehet Katie.
 
Katie si çdo nënë, ndihet krenare për vajzën e saj, dhe tregon me shumë sinqeritet sesa të vështirë mendon se do e ketë të shkëputet nga ajo kur të fillojë universitetin.
 
“E shoh që çdo ditë e më shumë fëmijët shkëputen nga prindërit. Edhe pse kjo është pozitive, pasi pavarësia e tyre është shumë e rëndësishme, ky fakt mua ma thyen zemrën. Do doja të qëndroja gjithmonë pranë saj”,- vazhdon ylli i “The Kennedys “.

Katie Holmes
(Katie Holmes dhe vajza e saj)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com