Ish bunkeri komunist atraksioni turistik në Tiranë, muzeu Bunk'Art 2 fluks nga turistët e huaj (FOTO)

Ish bunkeri komunist atraksioni turistik në Tiranë, muzeu Bunk'Art 2 fluks nga turistët e huaj (FOTO)

Ish-bunkeri komunist i kthyer në Muze në Tiranë Bunk'Art 2 vijon të jetë një atraksion i madh për turistët e huaj. Bunk'Art 2 është një nga pikat turistike që mund të vizitosh në Tiranë ku turistët e huaj mësojnë për historinë e komunizmit dhe popullit shqiptar duke u shndërruar në një pikë referimi mjaft të vizitueshme.

Mëngjesin e sotëm kanë qenë të shumtë turistët e huaj, të cilët janë shfaqur në dyert e Bunk'Art 2 për të parë brenda tunelit, që është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist në kuadër të projektit të bunkerizimit që kishte filluar në fillim të viteve '70.

Ky bunker përbëhet nga 24 dhoma, nga një apartament të rezervuar për Ministrin e Brendshëm dhe nga një sallë e madhe e dedikuar telekomunikacionit.

Ashtu si shumë bunkerë të tjerë të kësaj madhësie, dhe ky është ndërtua për të përballuar një sulm kimik e bërthamor të mundshëm. Në të vërtetë bunkeri nuk është përdorur as edhe për stërvitje.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen