Ish- burgu i Spaçit në
Mirditë i kthyer në muze

Ish- burgu i Spaçit në <br />Mirditë i kthyer në muze
MIRDITE - Një nga vlerat e kujtesës historike të vendit tonë është edhe ish burgu i Spaçit në Mirditë, i cili çdo ditë e më tepër rikthen në vëmendje kohën e shkuar e të trishtë të diktaturës.

Teorikisht, shpallja muze e këtyre gërmadhave të mbetura nga kjo zonë dikur e përshkueshme nga tela me gjemba është fakt i interesimit të shqiptarëve dhe të huajve për ta parë nga afër aushvicin e regjimit komunist, e ndërsa nuk kanë munguar edhe projektet për të investuar në rindërtimin e kujtesës së diktaturës.

Nevoja për ta pare dhe rikujtuar kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin intelektuale, janë një nevojë për të ndërtuar të ardhmen e për të mos lënë të përsëritet e shkuara.

Visar Zhiti, ish i dënuar i burgut të Spaçit, e klasifikon si të nevojshme kujtesën kombëtare. Sipas tij humbja e institucionit të kujtesës do të thotë se nuk mund ta bëjë mirë të tashmen, ndërsa shprehet se njerëzimi duhet të dijë të vërtetën.

Në rrënojat e këtij burgu fshihet një e shkuar që për pjesën më të mirë të shqiptarëve është pak i njohur, ndërsa për ata që e kanë përjetuar këtë ferr gjithçka është aty. Ndonëse pa tela me gjemba, roje apo terror, grykat e kësaj lugine dhe portat hyrëse të minierave shprehin qartë mundimin që ka sjellë një sistem për mijëra intelektuale që e menduan vendin e tyre ndryshe, moment që fatmirësisht gëzojnë sot të gjithë shqiptarët.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën