28-vjeçarja greke që u sulmua dhe u dhunua nga 33-vjeçari shqiptar në Greqi është e frikësuar se çfarë do të ndodhë pasi të dalë nga burgu. “Ndihem e sigurt që i është caktuar masa e paraburgimit, por kam frikë se çfarë do të ndodhë nëse gjërat ndryshojnë”, tha gruaja për Star.
Ndërsa avokati i saj tregon se është në gjendje të rënduar psikologjike pasi jeton me frikë, por ditët e fundit ndihet më e sigurt.
“Ajo është e tronditur nga ana psikologjike. Ditët e para fliste me mua dhe qante, tani është më e qetë edhe për fëmijët e saj. Ajo jetoi me frikë deri vonë. Tani ndihet më e fortë dhe mendoj se ishte e vendosur pasi shkuam nga spitali në komisariat”, tha avokati i 28-vjeçares.
Nga ekzaminimi i mjekëve në spitalin Korinthi, u zbulua se gruaja kishte marrë goditje në sy dhe lëndime kraniocerebrale (dëmtim i trurit). Vëllai i viktimës ka zbuluar detaje rreth të shkuarës së shqiptarit, i cili e kërcënonte 28-vjeçaren.
“Unë mund të them se isha kumbari sepse i kërkova motrës sime të divorcohej dhe të ndalonte çdo lloj lidhjeje me këtë burrë. Në marrëdhënie u krijua agresion. Ai e kishte goditur edhe më parë. Çdo person në rrjete sociale e konsideronte të dashurin e saj virtual, por ishin inekzistent”, tha vëllai i 28-vjeçares.
Sipas informacioneve, në ditët në vijim pritet të dëshmojnë persona nga shoqëria dhe familja për të shkuarën e 28-vjecares, e cila është zhvendosur bashkë me fëmijët në shtëpinë e të atit.
Rreth një javë më parë, 28 vjeçarja greke e denoncoi se ish burri e ka kapur me forcë, e ka çuar me makinë në një vend të shkretë, dhe pasi kanë debatuar e ka rrahur në mënyrë brutale ku dhe i dogji flokët me çakmak.
Brenda makinës, e ka goditur me grushte në kokë e trup dhe më pas e ka dërguar me forcë në shtëpinë e prindërve të tij, ku e përdhunoi.