Në Greqi një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij 28 vjeçare për rrahje brutale.
28 vjeçarja ka raportuar në polici se 33-vjeçari ka ruajtur çdo lëvizje të saj dhe sapo ajo ka dalë jashtë, ai e ka kapur me forcë dhe e ka çuar me makinë në një vend të shkretë, në Almyri të Korinthit, dhe pasi kanë debatuar e ka rrahur në mënyrë brutale ku dhe i dogji flokët me çakmak.
Sipas raportimit të saj dyert e makinës ishin të mbyllura dhe ka marrë goditje me grushte nga 33-vjeçari në kokë dhe në trup, i cili e ka zhveshur dhe u ka vënë flakën flokëve të saj. Pas kësaj ai e ka dërguar me forcë në shtëpinë e prindërve të tij dhe e përdhunoi.
Ai u zhduk për disa orë, por policia e prangosi 33-vjeçarin, i cili do dërgohet në gjykatë.