Merr fund enigma përsa i përket të ardhmes së 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Bashkia e Tiranës ka vendosur që Ndriçim Babasi do të jetë presidenti i ri i klubit të futbollit.

Ndërkohë, ish-presidentët e Tiranës, Lutfi Nuri dhe Refik Halili do të jenë donatorë. Presidenti i i ri bardheblu, Ndriçim Babasi ka qenë deputet i PD në Fushë Krujë.

Ende nuk dihen detajet e zgjedhjes së Babasit në krye të ekipit të futbollit, por sipas kornizës ligjore ndryshimi i statusit të ekipit të Tiranës më parë do të kalojë në këshillin bashkiak.

Aktualisht klubi është zhytur totalisht në borxhe, pasi shumë futbollistë janë pa pagur, pa futur këtu stafin teknik dhe futbollistët e huaj që kanë fituar gjyqin në

Lozanë për mos respektimin e kontratave. Shifra shkon në 1 milion euro, ndërsa asetet e bardhebluve vlejnë 5 milion. Lëvizjet e Bashkisë së Tiranës pas protestave të ‘Fanatics’.


d.b/shqiptarja.com