TIRANË - Nisin paditë e para në Gjykatën e Tiranës të drejtorëve të larguar nga puna. Largimi nga detyra si drejtoreshë e INSTAT, ka bërë që Ines Nurja të hedhë në gjyq kryeministrin Edi Rama dhe Këshillin e Ministrave. Padia është regjistruar gjatë ditës së djeshme në 31 tetor 2013 dhe shorti është hedhur po dje.
Siç është publikuar në faqen online të Gjykatës së Tiranës, gjyqtar i kësaj çështje me palë kryeministrin e vendit dhe ish-drejtoreshën e INSTAT, do të jetë Asim Vokshi.
Objekti i padisë së bërë nga Nurja është, pezullimi i zbatimit të aktit administrativ, urdhërit numër 196 datë 21 tetor 2013, i Kryeministrit, 'për lirimin dhe komandimin në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.
Gjithashtu në padinë e saj, Ines Nurja kërkon “konstatimin e pavlefshmërisë absolute të urdhërit numër 196 datë 21 tetor 2013, i Kryeministrit, 'Për lirimin dhe komandimin në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.
DETAJE TË ÇËSHTJES NË GJYKATË
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë
Nr. i Çështjes: 18949
Data e regjistrimit: 31.10.2013
Paditësit: Ines Nurja
Të paditurit: Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Edi Rama
Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ
Baza Ligjore: Neni 121 - 129
Objekti: 1. Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ, urdhërit numër 196 datë 21.10.2013 të Kryeministrit, 'Për lirimin dhe komandimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave'
2. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të urdhërit numër 196 datë 21.10.2013 të Kryeministrit, 'Për lirimin dhe komandimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave'
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Asim Vokshi

(Në foto: Faksimile e padisë në Gjykatën e Tiranës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com