Briseida Shehaj ishte një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë Rama, e cila mori famë pas një konference për shtyp, ku shfaqi anën e ashpër të karakterit të saj.

Emri i ish-drejtoreshës së tatimeve, mbetet më i lakuari në vend sepse nga pasioni për modelingun, u vu në krye të një institucioni të rëndësishëm si Drejtoria e Tatimeve.

Prej kohësh ajo është larguar nga funksionet politike, nuk mban më asnjë post. Shehaj së fundmi është fotografuar duke pozuar make-up që një sallon bukurie në Tiranë i ka bërë.

Ish-drejtoresha shfaqet po me të njëjtin sharm dhe bukuri.  

Briseida Mema

Redaksia Online
E.S / Shqiptarja.com