Po në datën 30 korrik 2014,Drejtori i Departamentit të Emisionit Dorian Çollaku dhe ai i Administrimit Agron Skënderaga,i dërgojnë një kërkesë përgjegjësit të sektorit Teknik, Ylli Këllezi duke i pohuar: ”Përshendejtje Ylli. Në vijim të komunikimeve lutem blerjen e 2 kasafortave me specifikimet si më poshtë: Përmasat e hapësirave brenda kasafortës, lartësia 40 cm, gjerësia 35 cm, gjatësia 40 cm. Kasafortat të jenë me dy çelësa. Faleminderit për bashkëpunimin”.