Ish Drejtori i Metrologjisë
në hetim për largime nga puna

TIRANE- Gledion Rehovica, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të hetohet nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mos ekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”. Sipas vetë Gledion Rehovica largimi i Ndrek Dedës është bërë pasi KLSH ka konstatuar se ky i fundit ka bërë shkelje.

Vendimi për hetimin dhe pyetjen e deputetit të LSI është marrë nga gjykata e Tiranës, e cila ka pranuar kërkesën e shtetasit Ndrek Deda, që në muajin maj të këtij viti kishte kallëzuar penalisht deputetin Rehovica.

Aktualisht dosja hetimore i është kthyer sërisht prokurorit të çështjes Sokol Malaj, ndërkohë që në vendimin e saj gjykata, ka lënë detyrë për pyetjen në prokurori të deputetit Gledion Rehovica dhe shtetasit tjetër të kallëzuar penalisht Agim Paskali.

Për të dy personat është depozituar në muajin Maj 2013 një kallëzim penal nga Ndrek Deda, i cili ka punuar si inspektori i Drejtorisë së Meterologjisë në rrethin e Pukës. Pikërisht nga kjo drejtori Ndrek Deda është shkarkuar me vendim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Meterologjisë, Gledion Rehovica. Ky i fundit ka vendosur të shkarkojë kallëzuesit dhe më pas çështja e largimit nga puna të Ndrek Dedës, ka hyrë në rrugën e proceseve të gjykatës, ku në të gjitha shkallët e gjyqësorit, Deda ka fitur.

Të pyetet deputeti
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, në lidhje me çështje është e domosdoshme se do të ishte rezultat i një hetimi të plotë dhe një qëndrim juridik i motivuar, edhe thirrja dhe pyetja e punonjësit të kallzuar për ndjekje penale Gledion Rehovica, i cili në funksionin e tij ka qënë titullari i atij Institucioni, që sipas vendimit gjyqësor të sipërcituar, ka patur detyrimin ligjor të përmbushjes dhe zbatimit të tij.

Gjykata gjen të drejtë gjithashtu, edhe pretendimin e paraqitur nga kërkuesi Ndrek Deda në lidhje me nevojën e thirrjes dhe pyetjes se tij, rreth fakteve te kallzuara prej tij. Gjykata vlereson se Organi i akuzës do të arrinte në përfundim të drejtë vetem duke plotesuar sa siper si edhe duke kryer veprime të tjera hetimore, që do të plotësonin kuadrin e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me faktet e pretenduara në kete kallzim penal.

Hetime të pjesshme
Gjykata konstaton se organi i akuzës, pasi ka administruar kallzimin penal dhe aktet paraqitura prej vetë kallzuesit, si edhe ka kryer disa veprime hetimore dhe proçeduriale “ai organ”, ka vendosur pushimin e hetimeve. Pikërisht ndjekjen e një proçedurë të tillë të pjesëshme gjykata e gjen të pamjaftueshme për të arritur në një përfundim, që duhet të ishte rezultat i një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm. Në këtë kuptim, gjykata konsideron se në rastin në gjykim diktohet nevoja e kryerjes së veprimeve të plota hetimore veçanërisht rreth faktit dhe rrethanave që kanë penguar mos zbatimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.306 datë 20.06.2012, ndaj kreditorit Ndrek Deda, në një periudhë kohore rreth 1 vit.


Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej